Sot në një nga mektebet ku shiten librat fetar në Amman u takova me një komshi të Shejh Albanit dikur, dhe aty ishin edhe disa hoxhallarë dhe thirrës të fesë , në mes të tjerash u hap biseda rreth Shejh Albanit dhe Ibn Bazit-Allahu i mëshiroftë- dhe mes tjerash tha: Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- prej që e ka braktisur mësimindhënien në Universitetin Islamik në Medine , Shejh ibn Bazi duke ia ditur gjendjen e vështirë ekonomike të tij ia kishte siguruar një pagë mujore Shejh Albanit pa e ditur Shejh Albani, dhe ajo pagë vinte në llogarin time dhe unë ia dorëzoja atij pa e ditur Shejh Albani se është prej Shejh ibn Bazit, kurse Shejh Albani më urdhëroj mua që atë pagë unë t’ja dërgoja Shejh Umer Fel-lates (një dijetar i hadithit i varfur me origjinë Afrikane) në Medine, pa e ditur ai Shejh Umer Fel-late se nga kush po i vie paga. Kjo kështu ka vazhduar derisa ka vdekur Shejh ibn Bazi dhe Shejh Albani.
Them : SubhanAllah çfarë ahlaku dhe i imani i lartë i këtyre dijetarëve mes veti dhe çfarë sinqeriteti që të mahnit. Allahu i shpërbleftë me xhennetin Firdevs
Praktikim i fjalës së Allahut me plotë kuptimin:
Ata(Ensarët)i paraprijnë vëllezërit e tyre Muhaxhir para vetës edhe pse ata kishin nevojë më tepër…”(El Hashr: 9).
O Allah falna gjynahet dhe na i mbulo të metat tona të lutem se Ti je falës dhe mëshirues.
Shkroi
AbdulMelik Besfort Maxhuni
Jordani -Amman 16 prill 2026.
(Kujtime me dijetarët)
