-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kriza me refugjatët varet nga bashkëpunimi i BE-së dhe Turqisë

Më të lexuarat

Kryetari i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë Jan Hamaçek po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamaçek vizitën e tij në kryeqendrën e Maqedonisë e filloi me takimin me nikoqirin e tij, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski, i cili pas takimit tha se marrëdhëniet me dy shteteve respektive shënojnë avancim, gjë e cila kulmoi me vizitën e një delegacioni Parlamentar të Maqedonisë, nëntorin e këtij viti në Pragë, ndërsa falënderoi mysafirin për përkrahjen e parezervë të shtetit të tij për proceset integruese të Maqedonisë.

Në takim mes tjerash është biseduar edhe për krizën me valën e refugjatëve për të cilën Veljanovski tha se Maqedonia po bën përpjekje maksimale për trajtim sa më human të tyre duke i respektuar standardet ndërkombëtare.

“E kam patjetër të përmend faktin se ne kemi obligim të mbrohemi nga pasojat negative të cilat vijnë me këtë valë të refugjatëve, dhe kjo në rend të parë është terrorizmi. Që paradoksi të jetë akoma më i madh, këta refugjatë te ne vijnë nga një shtet anëtar i BE-së, ndërsa mysafirit i thash se Republika e Maqedonisë ka nevojë për ndihmë financiare”, tha Veljanovski.

Kryetari i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke Jan Hamaçek, nga ana e tij tha se vendi i tij përkrahë parezervë rrugëtimin integrues të Maqedonisë, ndërsa tha se ka ardhur të flasë edhe për problemet që ka Maqedonia me valën e refugjatëve pasi është e prekur nga kjo situatë.

“Gëzohem që BE-ja dëshiron të zgjidhë këtë problem në nivel më të lartë, sepse kriza me refugjatët nuk mund të zgjidhet veç e veç nga shtetet, por bashkërisht. Për këtë çështje është kyç bashkëpunimi i BE-së dhe Turqisë, por secili shtet i Unionit duhet të bëjë detyrat e veta”, tha Hamaçek.

Më vonë gjatë vizitës, Hamaçek do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa pjesë e delegacionit të tij janë edhe Jan Bartoshek, nënkryetar i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, si dhe deputetët Ladislav Velebni, Zdenek Soukup, Pavel Kovaçik, Rom Kostrica, Marek Benda dhe Marek Çernok.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit