“وَعَصَيْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَ”
“Dhe kundërshtuat pasi Ai ju tregoi atë që e donit…”
Me një zë të rënduar nga dhembja e thyerjes, shejhu Minshawi rikthen tragjedinë e shigjetarëve në Uhud, atë ditë kur fortesat e bindjes u rrëzuan përballë shkëlqimit të plaçkës.
Ai e përsërit ajetin, edhe kur zëri i dridhet e përzihet me lot:
“حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَازَعْتُمْ فِى ٱلْأَمْرِ وَعَصَيْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَ”
👉 “Derisa u dobësuat, u përçatët mes jush për çështjen dhe kundërshtuat pasi Ai ju tregoi atë që e donit…”
për të ndjerë hidhërimin e një humbjeje
që çau radhët e durimtarëve në një çast dobësie njerëzore.
Pastaj vjen qortimi hyjnor që ndan zemrat dhe qëllimet:
“مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلْـَٔاخِرَةَ”
👉 “Prej jush ka që dëshirojnë këtë botë, dhe prej jush ka që dëshirojnë botën tjetër.”
Këtu shfaqet madhështia e shpalljes,
kur ajo ndan mes qëllimeve dhe zbulon atë që fshihet në zemra, sikur një fllad i sinqertë të hapte kraharorin tonë dhe të nxirrte në dritë një synim që e kishim fshehur.
Ne nuk po dëgjojmë një histori të largët,
por po qëndrojmë përballë një pasqyre kur’anore që pasqyron disfatat tona të përditshme, kur zgjedhim botën kalimtare mbi atë të përjetshme.
Dhe mes lotëve kuptojmë: çdo thyerje në shpirtin tonë nis në çastin kur zbresim nga “mali i bindjes”.
✍️ Salah Abdulkadir Tahir
Kjo që keni më poshtë është pjesa e ajetit në fjalë:
حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَـٰزَعْتُمْ فِى ٱلْأَمْرِ وَعَصَيْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَ ۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلْـَٔاخِرَةَ ۚ
Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. (Ali Imran: 152)
