Së pari, të gjithë e pamë që në 10-pikëshin e kushteve të armëpushimit iranian përfshihej edhe Libani, gjë të cilën edhe vetë Trumpi e pranoi publikisht. Tërheqja apo manipulimi nga kjo pikë e marrëveshjes prej amerikanëve, si dhe përshkallëzimi i sulmeve izraelite mbi Libanin, indikon dy realitete:
1. Amerikanët janë zënë ngushtë
Në një anë, SHBA-ja kërkon me dëshpërim mbylljen e këtij konflikti. Si rrjedhojë, ata bënë ujdi direkte me iranianët, por pa pëlqimin e Izraelit.
2. “Bulldogu” jashtë kontrollit
Në anën tjetër, Izraeli (të cilin SHBA-ja e ka mbështetur gjithmonë) nuk po mund të menaxhohet më. Shihet qartë se ky faktor nuk e dëshiron Libanin si pjesë të marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Situata në terren: Gjakatarët izraelitë e injoruan Trumpin dhe e përshkallëzuan situatën duke vrarë qindra libanezë, duke vënë në pikëpyetje serioze vazhdimësinë e këtij armëpushimi.
Interesat e Netanjahut vs. Planet e Trumpit
Është e qartë se Netanjahut i intereson vazhdimësia e luftës për përfitime personale, elektorale dhe gjeopolitike. Megjithatë, kjo bie ndesh me interesat e Trumpit, i cili për shkak të situatës politike dhe ekonomike në SHBA, synon mbylljen e konfliktit.
Çfarë pritet në orët në vazhdim?
Me arritjen e Zëvendëspresidentit JD Vance në Pakistan për bisedime me iranianët, do të kuptojmë se cila palë ka më shumë interes për paqe. Opsionet janë të qarta:
- Tërheqja e Iranit nga pika për Libanin.
- Detyrimi i amerikanëve për të përfshirë Libanin (për të mbajtur hapur Ngushticën e Hormuzit).
Ishin amerikanët ata që lëshuan pe të parët. Se sa të fortë do të tregohen për të izoluar Netanjahun, mbetet për t’u parë.
Nga: Azem Kovaçi
9 Prill 2026
