Tortura ndaj fëmijës 18-muajsh për ta detyruar babain të flasë!

Më të lexuarat

Me mizoritë e kryera, ushtria izraelite po thyen edhe rekordet e nazistëve gjermanë

Një valë zemërimi dhe dënimi ka shpërthyer në mbarë botën pas raportimeve tronditëse për torturimin e një foshnjeje palestineze në Gaza.

Ushtarët izraelitë kanë keqtrajtuar egërsisht një fëmijë vetëm një vjeç e gjysmë, me qëllim që të thyenin psikologjikisht babanë e tij dhe ta detyronin atë të dëshmonte gjatë marrëdhënies së marrjes në pyetje.

Viktima e këtij akti çnjerëzor është 18-muajshi Karim Abu Nassar. Sipas dëshmive, trupat izraelite e torturuan vogëlushin në prezencë të babait të tij, Osama Abu Nassar, duke përdorur metoda sadiste si djegia e këmbëve me cigare.

Karim u mbajt peng për 10 orë përpara se të lirohej përmes ndërhyrjes së Kryqit të Kuq, ndërsa raportet mjekësore konfirmuan plagët e tmerrshme në trupin e tij të njomë.

Deri më tani, ushtria izraelite ka zgjedhur heshtjen, duke mos njoftuar asnjë hetim apo ndëshkim për ushtarët përgjegjës.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe aktivistët ndërkombëtarë e kanë përshkruar ngjarjen si një nga shembujt më rrëqethës të abuzimit në muajt e fundit.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) e cilësoi këtë si një “mizori morale” dhe i bëri thirrje Kongresit Amerikan të ndalojë financimin e një regjimi që përdor djegien e foshnjave për të nxjerrë dëshmi.

Sipas tyre, përdorimi i parave të taksapaguesve amerikanë për të mbështetur një regjim të dalë binarësh dhe që nuk ngurron të dhunojë edhe fëmijët është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe e çdo parimi njerëzor.

Raportuesja speciale e OKB-së, Francesca Albanese, paralajmëroi se Izraelit i është dhënë një “licencë për të torturuar palestinezët”, duke e cilësuar dhunën si sistematike dhe të mbrojtur nga mosndëshkimi.

Ndërkohë, kongresmenja amerikane myslimane Ilhan Omar bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të fushatës së terrorit që ka lënë pas mijëra të vrarë.

Që nga tetori i vitit 2023, gjenocidi në Gaza ka shkaktuar vdekjen e mbi 72.000 palestinezëve, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë, duke e kthyer në gërmadha pjesën më të madhe të saj.

Ky akt i fundit ndaj një foshnjeje 18-muajshe shënon një “pikë thyerjeje” për ndërgjegjen globale, duke dëshmuar se mizoritë e kryera po arrijnë nivele që sfidojnë edhe kapitujt më të errët të historisë njerëzore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit