Në një intervistë të fundit me gazetarin e njohur Tucker Carlson, është diskutuar një skenar që mund të ndryshojë përgjithmonë kursin e historisë botërore: Shkatërrimi i kompleksit të xhamisë Al-Aksa. Deklaratat e bëra, madje edhe nga perspektiva brenda Izraelit, sugjerojnë se pasojat e një ngjarjeje të tillë do të ishin më eksplozive se çdo bombë bërthamore.
Tucker Carlson: “Çfarë do të ndodhte nëse kompleksi Al-Aksa do të shkatërrohej?”
I ftuari: “Nëse dhe kur kjo të ndodhë (Zoti na ruajt) ai do të jetë fundi i justifikimit të ekzistencës së shtetit të Izraelit. Dhe nëse kjo gjë ndodh, kam frikë se do të nxisë masat në mbarë botën myslimane.
Kjo mund të rrëzojë disa regjime dhe të sjellë në pushtet forca dhe regjime të tjera. I gjithë rendi botëror, ashtu siç e kemi njohur deri më sot, nuk do të njihet më nga ne. Situata është shumë më e paqëndrueshme dhe shpërthyese sesa ju duket.”
