3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Putin: Allahu ka vendosur t’i dënojë udhëheqësit turk

Më të lexuarat

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka paralajmëruar liderët e Turqisë se do të pendohen për rrëzimin e avionit rus në Siri. Këtë deklaratë, presidenti e bëri në një fjalim të transmetuar direkt në televizionin kombëtar rus.

Putin deklaroi se, “nëse dikush mendon se reagimi i Rusisë do të kufizohet me sanksionet tregtare, bën gabim”.  Duke përsëritur akuzat ndaj qeverisë turke se po strehojnë dhe mbështetin militantët e Shtetit Islamik, presidenti rus tha: “Ne do t’ua kujtojmë atyre se çfarë bënë dhe ata do të pendohen”.

Në fillim të fjalimit të tij, Putin mbajti një minutë heshtje për viktimat ruse të terrorizmit, duke përfshirë edhe 224 personat që vdiqën kur një bombë shpërtheu avionin rus mbi Sinai, më 31 tetor.

Por nga ana tjetër, Turqia insiston se avionët e saj “F-16” qëlluan avionin rus pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. “Me siguri vetëm Allahu e di se çfarë kanë bërë ata dhe mesa duket Allahu ka vendosur të ndëshkojë klikën qeverisëse në Turqi, duke i mohuar asaj çdo arsye apo logjikë”, u përgjigjet shefi i Kremlinit këtyre pretendimeve.

Presidenti theksoi se, “po bën një dallim të qartë mes lidershipit turk dhe miqve të vjetër e të besueshëm të Rusisë në Turqi”.

Që nga dita e sulmit ndaj avionit rus, më 24 nëntor, Rusia ka njoftuar një gamë të gjerë sanksionesh  kundër Turqisë, përfshirë këtu vendosjen e embargos ndaj frutave, perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore turke.

Gjithashtu, rusët nuk mund të përdorin më paketat turistike në Turqi, që deri më sot ishte destinacioni kryesor i turistëve rusë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit