Një mësim mbi gabimin strategjik: Ndërhyrja e Irani në Siri dhe pasojat e saj të rënd

Më të lexuarat

Një mësim mbi mënyrën se si bëhet një gabim strategjik

Ajo që bëri Irani me ndërhyrjen e tij në Siri ishte një nga gabimet më të mëdha historike dhe strategjike që ka bërë që nga fitorja e revolucionit të tij. Po ashtu, mbulesa e pretendimeve sektare të urryeshme që ai mori përsipër, dhe krimet e kryera nën të, ishin më të rënda dhe më të ashpra sesa vetë mbulesa e raketave dhe dronëve!

Nëse baza e metodologjisë shiite qëndron në mbështetjen e të shtypurve dhe qëndrimin përballë shtypësve, atëherë kjo ndërhyrje e mbrapshtë e shkatërroi këtë parim nga themeli. Sepse çdo njeri i arsyeshëm madje edhe nga vetë komuniteti alavit e njeh padrejtësinë, tiraninë dhe korrupsionin e regjimit të Asadit. Ndërsa Irani për më shumë se një mijë vjet pretendonte mbështetje për imamin martir, Husejn bin Aliun, në fund mbështeti dikë më të keq se Ibn Zijadi dhe Jezidi!

Po ashtu, parimet e sistemit iranian bazohen në revolucion dhe ndryshim shoqëror e politik. Por “Irani i revolucionit” ndërhyri për të shtypur një revolucion popullor, për të cilin askush me sy nuk dyshon për padrejtësinë, varfërinë dhe injorancën që e karakterizonin – gjëra që nuk i përshtaten një vendi si Siria dhe një vendi me rëndësi si Shami. Kjo pa përmendur heshtjen dhe bashkëpunimin e tij, madje edhe mundësinë që Golan-i të jetë shitur paraprakisht.

Më e rëndësishmja është djegia e kartës së Hezbollahut në Liban. Ky është një grup që u përball me armikun sionist nën sloganin e umetit dhe islamit, dhe në të gjitha përballjet e mëparshme u përpoq të mos shfaqej si “parti sektare”. Ai bëri sakrifica të mëdha, me mijëra nga udhëheqësit dhe anëtarët e tij, derisa erdhi ky moment vendimtar kur sekretari i përgjithshëm doli dhe e deklaroi këtë hapur dhe me ashpërsi në fjalimin e tij të famshëm.

Më pas erdhi mobilizimi i forcave shiite në të gjithë rajonin, nën sloganin e mbrojtjes së vendeve të shenjta dhe ndihmës për “Zonjën Zejneb”, për të cilën milicitë pretendonin se kishin ardhur për të parandaluar “robërimin e saj për herë të dytë”. Ndërkohë, në realitet, vendi i saj ishte nën kontrollin e regjimit kriminal të Asadit, ndërsa ata luftonin kundër rebelëve.

Kjo shkatërroi një vlerë themelore të këtij grupi, i cili vepronte në hapësirën e gjerë të umetit si një forcë rezistence kundër armikut dhe si mbështetës i një pjese të rëndësishme të popullit palestinez. Kjo hapësirë dhe ky vizion u shpërfillën dhe u humbën në një moment mungese ekuilibri, sikur të ishte e mundur të hiqej dorë prej tyre.

Sekretari i tij i përgjithshëm, me karizmën dhe udhëheqjen e tij, ishte një ëmblemë e rezistencës për miliona njerëz, të cilët dilnin në protesta duke mbajtur fotografitë e tij në shumë vende arabe dhe islame. Me pak fjalë, grupi dështoi në provën e parë serioze të përplasjes sektare, duke bërë që pjesa tjetër e myslimanëve ta shohin si një entitet të ngushtë sektar. Kjo u dha ekstremistëve dhe nxitësve të përçarjes një mjet shumë të fuqishëm për të devijuar drejtimin e armiqësisë nga aleanca kriminale sionisto-perëndimore.

Ajo që ndodhi ishte një gabim strategjik, një krim human, historik dhe fetar sipas të gjitha standardeve. Irani dhe ky grup nuk përfituan asgjë prej tij, dhe ende vuajnë pasojat e rënda deri më sot. Madje, e gjithë rajoni po vuan nga këto pasoja.

Sipas mendimit tim modest, Irani duhet ta pranojë këtë gabim, të kërkojë falje për të dhe të tërhiqet nga bazat mbi të cilat u ndërtua kjo ndërhyrje, si një hap i domosdoshëm për korrigjim përpara se të flitet për ndonjë gjë tjetër. Kjo nuk do të thotë se shkatërrimi i Iranit ose rreshtimi i tij me kampin sionisto-amerikan është një opsion i pranueshëm apo i dëshirueshëm, përveç për mbështetësit e atij kampi dhe regjimet që sillen rreth tij, shumica e të cilëve janë të fshehur pas të njëjtit mantel sektar përjashtues.

Dr. Halid Seid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit