Shejh Sa’d el-Hathlan thotë:
Po presim një sezon tregtie me Allahun e Madhëruar përmes veprave të mira: netët e dhjetë të fundit të Ramazanit.
Profeti Muhamedi ﷺ në njëzet ditët e para të Ramazanit i përziente kohët mes namazit dhe gjumit. Por kur hynin dhjetë netët e fundit, shtrëngonte izarin, zgjonte familjen e tij dhe e gjallëronte natën me adhurim.
Kur hynin këto dhjetë net, ai ﷺ i përkushtohej plotësisht adhurimit, largohej nga njerëzit dhe qëndronte në xhaminë e tij duke adhuruar Allahun e Madhëruar.
Prandaj duhet ta marrim Profetin ﷺ si shembull.
Kujt i jepet mundësia të bëjë itikaf në këto dhjetë netët e fundit, kjo është forma më e plotë e adhurimit.
Ndërsa kush nuk e ka të mundur itikafin, së paku le të lehtësojë veten nga angazhimet e tepërta të kësaj bote, që nuk mbarojnë kurrë, dhe të shtojë kohën e kushtuar adhurimit, sidomos gjatë natës.
Sepse këto net kanë një veçori të madhe:
në to gjendet Lejletul-Kadr, e cila është më e mirë se një mijë muaj.
Kush arrin sukses të përfitojë prej saj, atij i është dhënë një mirësi shumë e madhe.
