O të rinj…Dhjetë net që mund të ndryshojnë jetën tënde

Më të lexuarat

O ju që vuani nga ankthi i së ardhmes,
O të rinj…që digjeni nga zjarri i zhgënjimit dhe i dëshpërimit,
dhe para jush mbyllen dyert e furnizimit (rizkut)…

Para jush janë dhjetë net të bekuara,
në të cilat vendoset çdo çështje me urtësi
dhe në të cilat caktohen furnizimet për një vit që vjen. 🌧️

Prandaj drejtojini fytyrat tuaja kah Allahu, Furnizuesi (Er-Rezzak),
i Vetmi, i Plotfuqishmi.

Ngrini duart me përulësi dhe përgjërim para Tij.
Kërkojini që t’jua hapë dyert e furnizimit, sepse Ai është El-Fettah, i Gjithëdijshmi.

Kërkojini që t’jua lehtësojë një punë të mirë në një vend të mirë,
sepse Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Kërkojini që t’jua zgjerojë furnizimin dhe ta bekojë atë,
sepse në dorën e Tij janë çelësat e qiejve dhe të tokës.

Kërkojini që t’ju japë nga thesaret e Tij,
dhe thesaret e Tij janë plot – shpenzimi nuk i pakëson ato.

Allahu i Lartësuar thotë:
“Kërkoni furnizim tek Allahu, adhurojeni Atë dhe falënderojeni Atë.” 🌿
(Kur’an)

✍️ prof. Fajiz ez-Zehrani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit