Dhjetë netët e fundit të Ramazanit: Afroju Allahut kudo që të jesh

Më të lexuarat

Përtej deteve

Në një xhami të largët, me një imam që nuk ka shumë memorizim apo bukuri në lexim, me rekate të shkurtra… pastaj kthehesh në shtëpi.

Të vijnë fotografitë e miqve nga Mesxhidul-Harami (Mekë), nga Mesxhidun-Nebeuij (Medinë), nga xhami të mëdha me imamë që lexojnë me mjeshtëri.

Ndjen një lloj zili të mirë dhe keqardhje për pakësinë e veprave të tua.
Këto ndjenja ta prishin përkushtimin ndaj Zotit, ta dobësojnë vullnetin, të mbushin me dëshira dhe me vesvese, ndoshta të çojnë edhe në mërzitje.

Mos e bëj këtë.

Allahu nuk dëshiron ta shohë zemrën tënde që nuk gëzohet, ndërkohë që Ai të ka dhënë dhuratën të arrish dhjetë netët e fundit.
Këto dhjetë net janë mëshirë për çdo besimtar, kudo që ndodhet.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka arsye pse disa vende apo gjendje janë më të mira se të tjerat.
Por mos shiko askënd tjetër.

Sikur të ishe vetëm ti në këtë botë duke adhuruar Allahun.

Pranoje mirësinë që Allahu të ka dhënë,
gëzohu për të dhe përpiqu të jesh më i mirë se vetja jote, jo më i mirë se dikush tjetër.

Ndoshta disa sexhde në dhomën tënde të ngrejnë në grada që nuk t’i shkon mendja.

Adhurimi është një marrëdhënie shumë personale me Allahun.

Askush nga krijesat rreth teje nuk ka pjesë në të.
Thelbi i saj është: dashuria, madhërimi, frika e respekti dhe përulësia.

Ashtu si Allahu i ka veçuar disa njerëz me një vend të caktuar, ndoshta ty të ka veçuar me përulësi, thyerje të zemrës dhe dashuri për Të në një natë të errët.

Sikur ta ndjeje këtë, të tjerët do të të kishin zili për të.

Mos e ki zili askënd.
Sepse edhe pse zilia e mirë lejohet në disa raste, lënia e saj është më e mirë siç ka thënë Ibën Tejmije.

Gëzohu që je në netët e dhjetëta kudo që të jesh, në çfarëdo rrethane: në shtëpi, në xhami, në spital.

Afroju Zotit tënd sipas mundësisë tënde.
Le të ngjitet zemra jote lart, mos e shpërqendro në rrugëtimin e saj me mendime si:

“Familja filan është në Haram, familja filan është në Medinë, dikush tjetër është në itikaf…”

Ti je në shenjtërinë e këtyre dhjetë netëve dhe në qytetin e natës së bukur.

Mbylle derën, dhe lëre zemrën të ngjitet në një miraxh drejt Zotit të saj.

Nxirre botën gjithë botën nga zemra jote.
Nxirre vendin, gjërat dhe mendimet.

Dhe kujto fjalën e më të mirit prej bijve të Ademit,
Muhamedi ﷺ, në hadithin që gjindet në dy Sahihet:

“ … sepse Allahu nuk do të humbasë asgjë nga veprat e tua.”

✍️ Dr. Abdullah Belkāsim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit