Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i bëri thirrje të enjten Ukrainës t’i respektojë interesat energjetike të Hungarisë dhe kërkoi rihapjen e tubacionit të naftës Druzhba, i cili është bllokuar pjesërisht pas një sulmi të kohëve të fundit.
Në një letër të hapur drejtuar Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, Orban tha: “Ju bëj thirrje ta rihapni menjëherë tubacionin e naftës Miqësia dhe të përmbaheni nga çdo sulm i mëtejshëm ndaj sigurisë energjetike të Hungarisë. Më shumë respekt për Hungarinë!”.
Tubacioni “Druzhba”, i quajtur edhe Tubacioni i Miqësisë, është një nga rrjetet më të gjata dhe më të mëdha të tubacioneve të naftës në botë. Duke vepruar që nga viti 1964, ai transporton naftë bruto ruse në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë.