Mbrëmjen e sontme Bekim Jashari së bashku me Rifat Jasharin kanë shtruar iftar madhështor për familjen Jashari.
Bekim Jashari tha se iftari i tillë i ka kujtuar atij iftarët që dikur organizonin së bashku me të parët e sofra ishte plotë, transmeton Mitropol.
“Në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit lutemi për harmoni, solidaritet dhe bashkim për të mirën e përbashkët” tha tutje Jashari.
Postimi i plotë:
Bashkë me mixhën e dashur Rifat, nipa dhe miq në një iftar madhështor që na kujton iftarët që organizonim dikur kur sofra ishte plotë, me babën Shaban, burra, djem, nipa, shokë, miq e dashamirë.
Në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit lutëmi për harmoni, solidaritet dhe bashkim për të mirën e përbashkët.
Shqiptarë, pavarësisht besimit fetar, që duam shtetin dhe kombin jemi një dhe bashkë duhet të ecim para për të jetësuar idealin e të parëve tonë!
Të fala!