Të gjitha dhimbjet e besimtarit janë shlyerje mëkatesh

Më të lexuarat

Të gjitha dhimbjet e besimtarit janë shlyerje mëkatesh
Të gjitha… pa përjashtim.

Ankthi, frika, trishtimi, pendimi, dhimbja, keqardhja…
Çdo ndjenjë negative që po e përjeton tani dhe që të dhemb, është mirësi për ty.

Askush nuk e dëshiron dhimbjen dhe nuk e kërkon atë.
Por ky është realiteti yt tani, dhe ai është i mirë për ty.

Prandaj mos i shto dhimbjes tënde edhe dhimbjen e fajit, sepse je i shqetësuar, i frikësuar, i brengosur apo i pikëlluar…

Dhimbjet e tua në vetvete nuk janë mëkate, por shlyerje mëkatesh.

Dhimbjet e tua janë pastrim, larje dhe zhdukje e gabimeve.
Dhimbjet e tua janë arritje dhe projekt jete…

Dhimbjet e tua shlyejnë mëkate si sexhdeja, si agjërimi, si haxhi…

Në hadithin e saktë (muttefekun alejhi) thuhet:

“Nuk e godet myslimanin as lodhje, as sëmundje, as brengë, as trishtim, as dëm, as pikëllim madje as gjemba që e shpon veçse Allahu me to ia shlyen disa prej mëkateve të tij.”

/Dr. Abdullah bin Belkasim/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit