9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Deri n’fund

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është i bindur se nuk do të jetë në vorbullën e ndryshimeve të mundshme qeveritare. E pranon se aty këtu i kris ndonjë skandal, por nuk beson se ministri duhet të japë dorëheqje për gjithçka. Tregon se hetimet për vjedhjen e arit në Stacionin e Pejës janë gati në fund, derisa zotohet se do të përpiqet maksimalisht për kapjen e autorëve të vjedhjes në Dhomën e Dëshmive.

Në një intervistë për gazetën “Express”, Rexhepi flet edhe për Ivica Dacicin, rrahjen mes deputetëve dhe liberalizimin e vizave.

Duke folur për incidentin për Vidovdanin, Rexhepi u shpreh “Krejt indiferent natyrisht nuk kam qenë, por edhe nuk i kam marrë me shqetësime të mëdha të gjitha këto që kanë ndodhur. Ndoshta edhe për shkak të një përvoje. E di që një retorikë shumë nacionaliste që është përdorur në Serbi, është bërë për nevoja të tyre të brendshme dhe është vazhdimësi e fushatës elektorale të Dacicit, që i solli rezultat, i dyfishoi votat dhe tash normal që do të tregohet si mandatar. Mirëpo, mendoj dhe jam i bindur se kjo është më tepër retorikë politike. Ngadalë do të ftohet ai, edhe përkundër temperaturave të larta”.

Se a ka diçka që nuk shkon në MPB, duke iu referuar shumë gjërave negative që kanë ndodhur gjatë mandatit të tij si ministër, si arrestimi i policëve të Kosovës në kufi, vjedhje në dhomë të dëshmive, incidenti për ‘Vidovdan’, Rexhepi tha se nuk është punë që nuk shkon, por varet nga perceptimi.

“Nuk është punë që nuk shkon. Varet si i perceptoni. Kur një ministri ka të bëjë me shumë probleme, nëse mendoni se çdo gjë shkon në mënyrë përfekte e keni pak gabim. Edhe nëse prisni të mos ketë askund dështime në një polici prej 7 mijë e 300 vetash, e keni prapë gabim. Policia është duke punuar mjaft mirë dhe duhet ndarë rastet individuale prej përgjegjësisë si agjension. Po ashtu përgjegjësia morale ndahet nga përgjegjësia e përbashkët dhe ajo individuale. Me nis me këtë logjikë, nëse disa, kushtimisht them, policë bëjnë vjedhje në dhomë të dëshmive edhe ministri automatikisht të japë dorëheqje ose drejtori i policisë, atëherë për këso raste ishte dashtë gati sigurisht që nja njëzet apo tridhjetë ministria të ndërrohen në vit, që nuk është synimi dhe kjo do të ishte në favor të atyre që vjedhin dhe kjo s’ka kush t’i kontrollojë”, u shpreh ministri.

Sa i përket rrahjes së deputetëve dhe asaj pse nuk është lejuar të hetohet rrahja e tyre, Rexhepi tha se për këtë duhet pyetur deputetët.

“Këtë besoj duhen pyetur deputetët. Ata kanë një lloj imuniteti. Policia jonë dhe prokurori kanë qenë të gatshëm menjëherë të hetojnë. A ka qenë kërkesë e deputetëve apo e udhëheqësve të grupeve që ky rast, meqë u panë bashkë në Parlament ndoshta janë pajtuar, nuk ka pasur ngritje të padisë, edhe pa pasur një padi verbale, atëherë prokurori nuk kyçet, edhe kjo ka qenë arsyeja. Pra, kanë dashur që ajo që ka ndodhur të mbetet ndërmjet tyre…”, vlerësoi Rexhepi. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit