Autorja: Ana Bursky
Artikulli: “Suksesi e Trumpit mund të kthehet në barrë për Netanyahun”
Burimi: Gazeta izraelite “Maariv”
Pikat kryesore të artikullit:
Së fundmi është shtuar diskutimi për negociata të drejtpërdrejta të mundshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, në të njëjtën kohë me vizitën e të dërguarit amerikan Steve Witkoff në Izrael. Tel Avivi e sheh këtë si përpjekje të SHBA-së për të afruar qëndrimin izraelit me të vetin “në kohë reale”.
Sipas vlerësimeve izraelite, qëllimi kryesor i vizitës nuk është formal, por të kuptojë vijat e kuqe të Netanyahut: çfarë mund të pranojë Izraeli dhe çfarë do ta refuzojë hapur.
Izraeli beson se Trump dëshiron negociata me Iranin jo për një strategji afatgjatë, por për të arritur një “fitore politike të shpejtë” që mund të prezantohet lehtë në media.
Çdo marrëveshje me Iranin ka nevojë praktikisht për miratimin e Izraelit, sepse Netanyahu shihet nga republikanët si simbol i qëndrimit të ashpër ndaj Teheranit. Çdo kundërshtim izraelit do ta dobësonte pozitën e Trumpit.
Vlerësohet se Witkoff erdhi për të kuptuar se çfarë refuzon Netanyahu të përfshihet në negociata dhe ku kalon kufiri mes një arritjeje të pranueshme dhe një dështimi të rrezikshëm.
Irani dërgon mesazhe të ashpra, sidomos duke refuzuar përfshirjen e programit të raketave balistike në bisedime, çka do të ishte një lëshim i madh nëse amerikanët e pranojnë.
Burime izraelite paralajmërojnë për një skenar ku SHBA shpall “arritje”, ndërsa çështjet kryesore mbeten jashtë marrëveshjes.
Stili i paqëndrueshëm i administratës Trump shton pasigurinë, pasi i dërguari shpesh vepron pa koordinim të plotë dhe i paraqet rezultatet më vonë presidentit.
Brenda vendit, Netanyahu përballet me presione zgjedhore dhe nuk dëshiron një përplasje ushtarake me Iranin, ku Trump do të paraqitej si hero, ndërsa Izraeli do të mbante pasojat.
Në këtë kontekst, çdo “fitore politike” e Trumpit mund të kthehet në barrë për Netanyahun, sidomos nëse Izraeli paguan çmim në siguri apo jetë njerëzish.
Artikulli flet për dy rreziqe:
– një hap të nxituar dhe të tepruar,
– ose një hap të vogël me shumë zhurmë, por pak rezultate.
Qëllimi i vizitës është të krijojë një “paketë pritshmërish”: të përcaktohet çfarë është përparim real dhe çfarë është vetëm fasadë.
Sipas vlerësimeve, Netanyahu nuk do të japë ultimatum, por do të paraqesë kërkesat dhe rezervat e tij, që Witkoff të kthehet më pas me një propozim praktik.
Faktori vendimtar mbetet udhëheqësi iranian Ali Khamenei, i cili – sipas burimeve izraelite – lejon negociata formale pa dhënë autorizim për lëshime të mëdha.
Për këtë arsye, pritet që bisedimet të dështojnë shpejt për mungesë përparimi real, dhe më pas SHBA të fajësojë Iranin dhe të hyjë në një fazë tjetër po aq të rrezikshme.
