Dr. Atiyje Adlan
Nuk ka asgjë për t’u habitur në atë që ndodhi; sepse ai që ka humbur turpin nuk mund të qortohet kur zhvishet, degjeneron dhe shfaq hapur turpin e tij. Kjo është toka e kalbur që nuk prodhon veçse të keqe, dhe ky është rezultati i natyrshëm kur burimi i moralit nuk është Allahu i Lartësuar, përmes shpalljes, ligjit dhe fesë së Tij.
Kur njeriu i paqëndrueshëm bëhet burim i ligjvënies dhe “zot i tokës”, që nuk pranon mbikëqyrjen e qiellit mbi veten e tij; kur njeriu, për të cilin moderniteti thotë se nuk i takon t’i nënshtrohet një Zoti përtej këtij universi, vendos vetë standardet e vlerave dhe moralit atëherë nuk është çudi që morali të bëhet relativ, i ndryshueshëm, jashtë parimeve të qëndrueshme. Një zhvillim jo në drejtim të përparimit, por në atë që e djeshmja të shpallet e pavlefshme dhe e sotmja e drejtë, pa marrë parasysh vlerën e secilës.
Skandali që zbuloi të vërtetën
Në këto ditë është përhapur gjerësisht një skandal që i tregoi botës se qytetërimi bashkëkohor nuk është veçse një injorancë e shëmtuar. Ai zbuloi turpin e tij me arrogancë dhe paturpësi: skandali “Epstein”.
Ky lidhet me biznesmenin amerikan sionist Jeffrey Epstein, i cili grumbulloi miliarda nga tregtia e seksit dhe prostitucioni, dhe vdiq në burg në rrethana të dyshimta.
Ai kishte një rrjet të gjerë marrëdhëniesh me biznesmenë, anëtarë të familjeve mbretërore, politikanë dhe akademikë, përfshirë Donald Trump, Princin Andrew, Bill Clinton dhe të tjerë.
Dokumentet e publikuara në vitet 2025 dhe 2026 treguan lidhjet e tij me shumë figura elitare, si: Peter Thiel, Elon Musk, Bill Gates, Lawrence Summers, Steve Bannon, Ehud Barak dhe të tjerë.
Skandali përfshinte përdhunimin e vajzave që nuk kishin mbushur 14 vjeç dhe detyrimin e tyre për të kryer marrëdhënie me figura nga këto elita të kalbura.
Domethënie tragjike
Skandali Epstein nuk është thjesht historia e një biznesmeni të degjeneruar, por një pasqyrë që zbulon ndërthurjen e parasë, politikës dhe shërbimeve sekrete në rrjete të errëta.
Ai përfaqëson një krizë të thellë shoqërore dhe njerëzore, që prek politikën, ligjin dhe shoqërinë në tërësi, dhe do të ketë pasoja afatgjata mbi besimin e njerëzve në drejtësi dhe institucione.
Ky skandal na kujton se qytetërimet nuk rrëzohen kur humbasin fuqinë, por kur humbasin moralin; dhe se drejtësia, nëse është selektive dhe jo gjithëpërfshirëse, është e rreme. Nëse nuk mbron të dobëtit, ajo është vetëm një pretendim pa vlerë.
Rasti tregoi qartë se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë dhe se elitat gëzojnë një imunitet të pashkruar. Epstein nuk ishte i vetëm, por pjesë e një rrjeti grabitqarësh që përdornin shantazhin seksual si mjet ndikimi dhe pushteti.
As i pari, as i fundit
Ky skandal nuk është i pari dhe as i fundit. Para tij pati skandale të tjera të turpshme, si tregtia e grave dhe fëmijëve pas rënies së Murit të Berlinit, e njohur si “skllavëria e bardhë”.
UNICEF raportoi se shumica e viktimave ishin nga Europa Lindore dhe se kjo tregti ishte kthyer në një burim të madh fitimi.
Po ashtu, shumë figura të “ndriçimit” dhe “rilindjes” perëndimore kishin jetë personale të korruptuara, ndonëse predikonin vlera të larta. Disa prej tyre, si John Locke, investuan në tregtinë e skllevërve, ndërsa teorikisht e kundërshtonin atë.
Shkrimtarë si Paul Johnson në librin “Intelektualët” zbuluan hipokrizinë morale të shumë mendimtarëve perëndimorë.
Largohu, o plakë e shëmtuar
Rënia morale e qytetërimit bashkëkohor është një nga shkaqet kryesore të perëndimit të tij. Dhe kur ai të perëndojë, nuk ka alternativë tjetër veç Islamit.
Ajo që kërkon njerëzimi nuk gjendet veçse në Islam. Ai është alternativa e vërtetë dhe rrënjësore, e cila është larguar për arsye të brendshme dhe të jashtme.
Ka ardhur koha që umeti të ndërtojë projektin e tij dhe të bashkohet rreth tij, në vend që të lidhet pas një qytetërimi materialist të çalë dhe të plakur, që tashmë po përgatitet për t’u larguar.
Allahu thotë:
“Ditët Ne i ndërrojmë mes njerëzve” (Ali Imran: 140),
dhe:
“Nuk do të gjesh ndryshim në ligjin e Allahut” (Ahzab: 62).
Thirrja paralajmëruese
Në këtë gjendje shpërbërjeje morale, myslimanët duhet të ruajnë veten dhe nderin e tyre. Çdo individ, familje dhe institucion duhet të punojë për mbrojtjen e shoqërisë nga imoraliteti.
Profeti ﷺ ka paralajmëruar:
“Do të ndiqni rrugën e atyre para jush pëllëmbë për pëllëmbë…” (Muttefekun alejhi).
Po ashtu, intelektualët myslimanë të magjepsur pas modelit perëndimor duhet të rishikojnë veten. Provat e shumta kanë treguar dështimin e këtij modeli.
Ata duhet të gjykojnë me Sheriat dhe me arsye, jo me pasion dhe epsh, dhe të kërkojnë modelin islam në të gjitha fushat.
Allahu thotë:
“Sot jua kam plotësuar fenë tuaj…” (Maide: 3).
Dhe Allahu është Ndihmëtari më i mirë.
