2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Kurti: Kush e do bashkimin me Shqipërinë nesër, e do sot Republikën

Më të lexuarat

Me shumë ovacione është pritur Albin Kurti kur ka dalë në binë për t’iu drejtuar qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ai ka thënë se edhe kësaj here shqiptarët i ka bashkuar Nëntori i Skenderbeut, i Ismail Qemalit e i Adem Jasharit.

“Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por mos ta duash bashkimin kombëtar do të thotë a urresh veten”, ka thënë Kurti, që teksa ka folur edhe me teza të Ukshin Hotit ka thënë se bashkimi i shqiptarëve nuk duhet të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se në vend që të ndodhë bashkimi, po ndodh ndarja, ndërsa ka fajësuar qeverinë që këtë ndarje po e bën përmes asaj që e ka quajtur “Zajednicë”, dhe përmes ndarjes demarkacionit me Malin e Zi.

Ata që e duan bashkimin me Shqipërinë nesër, sot e duan me gjithë qenien Republikën.

“Kundër bashkimit me Shqiprinë është Serbia, e miqtë e saj. Por është edhe elita provincailste politike në pushtet”, ka thënë Kurti.

Qeveria e ka bërë 28 Nëntorin festë të rendit të dytë, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të institucioneve të vendit nga koha e UNMIK-ut.

Ka folur edhe për arrestimin e Donika Kadaj Bujupit, teksa ka thënë se “ajo ësh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit