9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Çfarë kontributi dhanë imamët gjatë historisë shqiptare?

Më të lexuarat

Pyetje: “Sot shënohet 103 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Janë shkruar histori për këtë ditë të madhe, por na intereson të dimë nga aspekti fetar, sa ka qenë ndikimi i hoxhallarëve për ruajtjen dhe pavarësimin e trojeve shqiptare?”
Metush Mehmedi: “Duke pas parasysh se këtë ditë Shqiptaret kudo nepër botë posaçërisht në Shqipëri, Kosovë por edhe me gjerë presin një ditë të madhe, ditë për të cilën kanë sakrifikuar të gjithë nivelet e shoqërisë anë e mbanë trojeve Shqiptare, prej politikanëve e deri te njerëzit me kontributin me të vogël, mirëpo kjo ka qenë shumë e çmuar për formimin e shtetit Shqiptar,këtu vlen të përmendet se shteti Osman ne shekullit XIX por edhe me herët filloj të dobësohet dhe ka fundi i shek XIX filluan edhe lëvizjet e mëdha nepër shtetet tjera për ndarjen nga shteti Osman, sikur që ndodhi ne kongresin e Berlinit në vitin 1878 ku u nda Serbia dhe Mali i zi që morën pavarësinë e tyre .U munduan edhe shqiptaret mirëpo sipas asaj që e dimë dhe kemi lexuar në vitin 1878 edhe shqiptaret kanë kërkuar të pavarësohen nga shteti Osman mirëpo fuqitë e mëdha evropiane dhe botërore nuk deshën qe Shqipëria të jetë e pavarur. Mirëpo ka fundi i shek XIX filloj rilindja kombëtare, filluan shqiptarët të organizohen siç ishte Lidhja e Prizrenit, Kongresi I Dibrës, Kongresi i Manastirit i cili sjelli alfabetin e gjuhës Shqipe deri tek shpallja e Pavarësisë se Shqipërisë në vitin 1912 me 28 nëntor. Duke pas parasysh që në këtë periudhë të rilindjes kombëtare edhe hoxhallarët apo prijësit mysliman dhanë kontributin e tyre duke pasur parasysh që edhe ata ishin atdhedashës dhe të gjitha mundësit e tyre që i kishin, i dhanë për formimin e shtetit shqiptar nga shteti Osman i asaj kohe. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, krahas të gjitha figurave patriotike të gjitha besimeve në vendin tonë këtu asesi nuk lejohet të anashkalohen myslimanët sikur që ishin brenda komunitetit mysliman, siç ishin hoxhallarët, muderizet, imamët, kishte edhe disa pedagog që mund ti quajmë studiues të mëdhenjë që me kulturën e lartë islame dhe me atdhedashurinë që e kishin ndaj vendit të tyre ata edhe kontribuuan për pavarësinë edhe kontribuuan për alfabetin po ashtu për hapjen e shkollave shqipe sikur qe ishte shkolla e parë shqip, ta quajmë shkollë, në Korçë. Hoxhallarët kontribuuan shumë në aspektin kombëtar, ata ishin inkuadruar sinqerisht pa asnjë interes të tyre duke filluar nga arsimimi sikur që përmendëm më herët alfabetin dhe formimin e shtetit shqiptarë. Mos të harrojmë se hoxhallarët kanë qenë, janë dhe do te jenë ata që do të mbrojnë atdheun, do ta mbrojnë fenë do ta mbrojnë kombin dhe të gjitha mundësit edhe atë mundësit e jashtëzakonshme dhe te mirëfillta për kombin shqiptarë. Hoxhallarët apo prijësit mysliman shqiptar kanë dhanë kontribut të çmuar në ruajtjen e kulturës dhe të traditës shqiptare sidomos, kanë dhenë kontribut në ruajtjen e gjuhës shqipe me argument se këshillat dhe ligjëratat si në xhami po edhe jashtë saj, janë dhanë në gjuhen shqipe, sa për ilustrim ne Shqipëri ne atë kohë d.m.th ka fundi i shekullit XIX,dhe fillimi i shekullit XX kur ka ndodh kjo rilindje e madhe kombëtare ka pasur vetëm në Shqipëri prej 1500 deri 1600 xhami, pastaj kemi pas xhami në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Maqedoni ,në Mal të zi por edhe në anën lindore të Kosovës siç janë Preshevë Medvegj Bujanovc…. Këto janë fakte historike që tregojnë se hoxhallarët në xhami dhe jashtë xhamie ligjëratat e tyre i kanë mbajt në gjuhën shqipe.

Kemi po ashtu fakte historike ku tregojnë se hoxhallarët kanë shërbyer në zhvillimin mbledhjeve, takimeve dhe kuvendeve qe kanë pas karakter kombëtar ndër të cilat është edhe lidhja shqiptare e Prizrenit që është zhvilluar ne xhamin ‘’Bajrakli’’ e cila gjendet ne Prizren. Sa i përket historisë së hoxhallarëve kemi shumë prijës dhe hoxhallarë që kanë kontribuar, por në ketë rast do ta përmendi haxhi Vehbi Dibrën i cili krahas figurave tjera që kanë qenë politikë atdhedashëse në atë mbledhje për pavarësinë e Shqipërisë ka marrë pjesë edhe haxhi Vehbi Dibra i cili gjithashtu ka qenë edhe kryetar i parë i pleqërisë (kuvendit apo senatit) Shqiptar. Haxhi Vehbi Dibra njihet edhe si komentuesi me i mirë i Kuranit ne gjuhën shqipe, pastaj ka marrë pjesë në kongresin e manastirit në vitin 1908, në vitin 1909 ka marrë pjesë në kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i kongresit, pastaj ka qenë nënkryetar i qeverisë shqiptare. Është interesant të përmendet për haxhi Vehbi Dibrën i cili ni mungesën e Ismail Qemailit ka qeni zëvendës i tij apo ka udhëhequr në mbledhjet që i ka parapa kryetari i qeverisë së parë së Ismail Qemaili. Pastaj haxhi Vehbi Dibra është ngarkuar edhe si Myfti i përgjithshëm kryesisë si bashkësi Islame ti asaj kohe ti komunitetit mysliman shqiptar ni Shqipëri. Me këtë desha të tregoj se njëri ndër prijësit mysliman siç është haxhi Vehbi Dibra ka kontribuar në të gjitha aspektet për një rilindje të madhe kombëtare shqiptare siç ka qenë organizimi i mbledhjes së kuvendit të Prizrenit por edhe pastaj pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912. Personalitete tjera që kontribuuan në çështjen kombëtare janë edhe figura të shquara të rilindjes tonë kombëtare siç ishin hafiz Aliviza Ulqinaku, pastaj Rexhep Voken, hoxhe Kadria nga Prishtina, Hafiz Ali Korca, mullah Idriz Gjilani, hafiz Ibrahim Dalliu, Haxhi Zeka, Ymer Prizereni etj etj… Do te ndalem pak me hafiz Ali Korcën i cili ka qenë nga mësuesit e parë të asaj shkolle apo mësimëtoreje të parë shqipe që është hapur në Korçë mirëpo në ketë rast hafiz Ali Korca ka bashkëpunuar ngushtë me Pandeli Sotirin i cili (pra Pandeli Sotiri) ka qenë drejtor i shkollës së parë shqipe në Korçë. Hafiz Ali Korça pa pagesë ka dhënë mësim e tij në aspektin Islam, edukatëm Islame. Sa i përket rëndësisë se përdorimit gjuhës shqipe, hafëz Ali Korqa i ka kushtuar një rëndësi të madhe përdorimit të gjuhës shqipe sepse ka dashtë që ta vendon ne funksion dhe ka thënë “ Nuk duhet te mbushim gjuhen tonë engjëllore me gjemba e thera, sepse nuk i shërojmë dot me vonë’’, d.m.th hafiz Ali Korca ka qenë ai i cili është munduar ta flet dhe ti mëson të tjerët se si populli jonë duhet ta flet dhe ta shkruan gjuhën shqipe. Si personalitet kemi edhe hoxhën e shquar të asaj kohe, myftiun e vilajetit të manastirit hoxhë Rexhep Voka, i cili ka kontribuar për rilindjen kombëtarë prej te alfabeti e deri te formimi i shtetit shqiptar. Vlen të ceket edhe personaliteti i hoxhë Tahsinit,ku në vitin 1872 ka hartuar një alfabet të ri të gjuhës shqipe, dhe ai ka thëne : ”Nëse doni të bëhemi komb i qytetëruar, i arsimuar sikurse kombet e tjera të Evropës, duhet të shkruajmë gjuhën dhe të krijojmë letërsinë tonë kombëtare’’.

Në atë kohë vlen të përmendet edhe kontributi i hoxhallarëve nga Kosova por edhe disa nga Maqedonia sepse në atë kohë nuk ka pas ndonjë ndarje të madhe ndërmjet Kosovës, trojeve shqiptare në Maqedoni dhe Shqipërisë sepse kanë qenë të gjitha vendet nën shtetin Osman deri sa ne vitin 1912 është ndarë d.m.th Shqipëria luftoj për pavarësi mirëpo fatkeqësisht pastaj mbet Kosova, trojet shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi, mbesin nën Serbi e disa ndër Maqedoni e kështu me radhë. Është kontribut i veçantë që duhet të cekur se hoxhallarët Shqiptarë, unanimisht i kanë këshilluar xhematin duke ua bërë haram migrimin edhe pse kohët ishin të vështira, vetëm e vetëm për ti ruajtur trojet e tyre. Qëllimi jonë është të argumentojmë se kontributi i hoxhallarëve ka qenë në nivel të duhur sepse hoxhallarët sot e kësaj dite i japin të gjitha mundësit sinqerisht për të kontribuar edhe në aspektin fetar por edhe në aspektin kombëtar. Mos të harrojmë se në Shqipëri pastaj me shumë se 40 vite e sundon Enver Hoxha, me komunizmin e tij dhe assesi nuk ka lejuar as hoxhallarët e as priftërinjtë të kontribuojnë në aspektin fetar e as kombëtar, mirëpo hoxhallarët kanë punuar fshehurazi për ta edukuar popullin e tyre dhe sigurt që kanë punuar edhe hoxhallarët në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Duke pasur parasysh se kontributi i hoxhallarëve nuk ka munguar asnjëherë, këtu vlen të përmendet kontributi i tyre në luftën e fundit te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne vitin 1998/99 dhe po ashtu vlen të përmendet se mbi 30 hoxhallarë kanë ra shehid dhe kanë vdekur ne luftën për çlirimin dhe mëvetësimin e Kosovës, e sa te tjera qe kanë marrë pjesë, por janë gjallë dhe kontributi i tyre ende vazhdon por se tani në Kosovën e Pavarur, pastaj fillon një luftë tjetër në vitin 2001 në Republikën e Maqedonisë edhe këtu kanë dhënë kontribut të madh hoxhallarët Shqiptar duke pas parasysh se kanë kontribuar në të gjitha aspektet edhe kanë marr pjesë ne luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Republikën e Maqedonisë.

Po ashtu vlen të përmendet se hoxhallarët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta duan fenë dhe kombin, dhe kanë ndikim shumë të madh për ti shuar vëllavrasjet duke pajtuar familjet që janë në hasmëri dhe gjithashtu kontributi i tyre që të rinjtë tanë të mundohen ti ndalojnë nga dukurit e negative, për ti ndalur ato dhe ti inspirojnë për të mësuar dhe për te bërë një shoqëri të shëndoshë. Hoxhallarët në tribunat e tyre, ligjëratat e tyre, hytbet e tyre, ndoshta i fillojnë në gjuhën Arabe por pastaj krejt tema deri në fund shtjellohen në gjuhën shqipe.
Kontributi i hoxhallarëve ka qenë është dhe do te jetë i madh deri sa të funksionon kjo botë, sepse thuhet se pa hoxhallarë, pa mjek dhe pa polici dhe ushtri nuk funksionon asnjë shtet. Për fund duhet të dimë të gjithë, që duhet ti lejojmë njerëzit të veprojnë dhe të punojnë ashtu si na ka hije dhe si është më së miri duke respektuar rregulla tona shqiptare. Në qoftë se luftojmë ndërmjet vete assesi në asnjë mënyrë nuk ka mundësi të përparojmë. Është mirë të ndihmohemi ndërmjet vete, të këshillohemi ndërmjet vete që të përparojmë në të gjitha aspektet.

Përgatiti: Dardan Sinanaj
Shënim: “Imami Metush Mehmedi është doktor i historisë dhe ligjërues në një shkollë të mesme në Maqedoni”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit