Pas shumë vitesh pune në fushën e thirrjes fetare, ka kaluar në mëshirën e Allahut të Lartësuar Hoxha Haj Salim el-Haj «Ebu Umer», i cili u nda nga kjo botë në agimin e ditës së sotme, të dielën, duke lënë pas qindra mësime fetare, hutbe dhe vepra me karakter islam.
I ndjeri, i cili ishte i thelluar në shkencën e hadithit, ishte nxënës i dy dijetarëve të ndjerë: Muhamed Nasir ed-Din el-Albani dhe Abdulaziz bin Baz.
El-Haj u bë i njohur për hutbet e tij në xhaminë Fahd ez-Zebn në zonën Bejan, si dhe për mësimet e tij në Shoqatën “Ihja et-Turath El-Islamij”.
Allahu e mëshiroftë dhe me Xhennetin Firdeus e gëzoftë!
