Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, vlerësoi sot udhëheqjen e re të Sirisë, duke thënë se presidenti Ahmed al-Sharaa po bën hapa të rëndësishëm pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit.
“Meqë ra fjala, fola me presidentin, i cili po bën shumë përparim, përparim të jashtëzakonshëm”, tha Trump në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Trump tha se “Uashingtoni është shumë i lumtur për këtë dhe i hoqi të gjitha sanksionet për t’i dhënë Damaskut një shans për të marrë frymë dhe për t’u qetësuar”.
“Ai (Al-Sharaa) po punon shumë, shumë fort dhe mendoj se do t’i vë të gjitha në punë”, shtoi Trump.