“Në agim, njerëzit e lavdërojnë udhëtimin e natës”

Më të lexuarat

Kur ushtritë romake zbritën në Jermuk, sahabët i dërguan halifit Ebu Bekër kërkesë për përforcime. Ai i shkroi Halid ibn el-Uelidit në Irak, duke e urdhëruar që ta linte atje një zëvendës dhe të nisej drejt Shamit për të marrë drejtimin e ushtrisë.

Halidi u nis me një ushtri të vogël, duke zgjedhur një rrugë që askush nuk e kishte shkelur më parë: kaloi shkretëtira dhe vende të pabanuara, përshkoi lugina, u ngjit maleve. Ishte një udhëtim i shpejtë, shkatërrues për forcat, jashtëzakonisht i vështirë dhe i ashpër — të gjitha këto vetëm për ta shkurtuar distancën dhe për të mbërritur sa më shpejt.

✍ Siç tregon Ibn Kethiri në El-Bidaje ue’n-Nihaje:

“Disa arabë i kishin thënë atij gjatë këtij marshimi: ‘Nëse e gdhini mëngjesin te pema e caktuar, do të shpëtosh ti dhe ata që janë me ty; nëse nuk e arrini, do të shkatërrohesh ti dhe ushtria jote.’

Halidi vazhdoi marshimin me njerëzit e tij dhe ecën një ecje të jashtëzakonshme gjatë natës; kur mbërritën në mëngjes tek ajo pemë, Halidi tha: ‘Në agim, njerëzit e lavdërojnë udhëtimin e natës.’
Dhe e la si fjalë tê urtë; ai ishte i pari që e shqiptoi këtë fjalë – Allahu qoftë i kënaqur me të.”

Megjithëse gjatë asaj rruge të vështirë i kishin shoqëruar shqetësimi, mërzia, lodhja dhe rraskapitja, e gjithë kjo u zhduk sapo arritën te qëllimi i tyre.
Është kënaqësia e arritjes, e cila fshin nga balli gjurmët e mundimit; dhe vështirësia, atëherë, shndërrohet në lavdërim. Ata e lëvduan marshimin e natës, pasi gjetën qetësinë me lindjen e agimit.
Hoxhë Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit