Imagjino sikur njëri prej bashkëshortëve t’i thoshte tjetrit:
“Në të vërtetë, mua më intereson shumë se si ndihesh.”
“Ndjenjat e tua janë shumë të rëndësishme për mua; sinqerisht, më intereson thellë ajo që ndjen.”
Këto fjalë tregojnë pjekuri mendore dhe emocionale, sepse personi i pjekur kujdeset për partnerin, kërkon suksesin e jetës martesore dhe nuk i lë momentet e tensionuara të përkeqësohen. Kujdesi është më i rëndësishëm se dashuria.
Në çdo marrëdhënie ka tre palë: “ti”, “unë” dhe “ne”.
Është e rëndësishme që ti të ndihesh e vlerësuar dhe e dëgjuar, por po aq e rëndësishme është që edhe burri yt ta ndiejë këtë. Kujdesi është më i rëndësishëm se dashuria.
Por ka edhe diçka tjetër, po aq ndonjëherë edhe më e rëndësishme: A po kërkon ndonjëri prej jush “ne”-në?
Në martesë sikur ekziston një “person i tretë”: ti, unë dhe ne.
Dhe është e domosdoshme të kujdeseni për të treja, pothuajse njësoj.
Prandaj marrëdhëniet e mira realizohen vetëm mes njerëzve të pjekur dhe të kujdesshëm, sepse kujdesi është më i rëndësishëm se dashuria në martesë.
Njëri prej jush duhet të jetë më i pjekuri kur tjetri shpërthen ose mërzitet.
Dhe në marrëdhëniet më të mira, ky rol ndërrohet mes të dyve.
Nëse sot je ti ajo që tregohet më e pjekur, shpreso që herën tjetër të jetë burri yt.
Disa gjëra që duhet të bësh për të qenë e pjekur në martesë:
• Zgjidh gjithmonë përgjigjen e qetë, jo reagimin e zemëruar apo ironik.
• Mos e shkel kurrë besimin, mos e poshtëro dhe mos e frikëso burrin tënd, dhe mos e quaj kurrë me emra fyes.
• Ji e butë dhe e sjellshme. (Duket e thjeshtë, apo jo?)
• Bëje të rëndësishme për ty atë që është e rëndësishme për partnerin tënd.
• Mos vepro sipas parimit “sy për sy”.
• Mos u sill keq ose pa respekt vetëm sepse ai u soll ashtu.
• Mos u bë e ftohtë dhe mos hesht sepse ai hesht, dhe mos u tërhiq sepse ai u tërhoq.
• Ti mund të bësh më mirë: të jesh personi i pjekur.
E mban mend?
Ji ti personi më i pjekur kur burri yt është i zemëruar, i lënduar ose i tërhequr.
Sill ngrohtësi, hapje dhe butësi në një problem që ai ende nuk e ka kuptuar, dhe kërko mënyra për ta rregulluar atë që nuk shkon.
Sfido veten të jesh e pavarur pa u larguar emocionalisht.
Mbaje marrëdhënien të ndërtuar mbi themele të forta dhe sigurohu që të mos e kërcënosh, destabilizosh apo braktisësh burrin tënd.
Bëje gjënë e duhur, pavarësisht se çfarë bën ai.
Dhe kur biseda mes jush të bëhet e mundur, diskuto me synimin për të kuptuar, jo me qëndrimin e dikujt që nuk dëshiron të zbutet.
