Ku shkon demokracia amerikane?!

Më të lexuarat

Një video e publikuar në llogarinë zyrtare qeveritare të Rezervës Federale të SHBA-së ka arritur miliona shikime vetëm pak orë pas publikimit.

Në video, Kryetari i Rezervës Federale flet për presione dhe shantazhe që, sipas tij, i janë bërë nga administrata Trump, me qëllim uljen e normës së interesit, si dhe për kërcënime për ta ndjekur penalisht lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me rinovimin e ndërtesës së bankës.
Kjo video mban titullin “Mesazh video nga Kryetari i Rezervës Federale” dhe deri në këtë moment ka arritur 50 milionë shikime. Në të thuhet:

“Mirëmbrëma. Të premten e kaluar, Departamenti i Drejtësisë i dorëzoi Rezervës Federale thirrje nga një juri e madhe, duke kërcënuar me ngritje të një aktakuze penale në lidhje me dëshminë time para Komisionit për Shërbimet Bankare të Senatit, në qershorin e kaluar. Kjo dëshmi lidhej pjesërisht me një projekt shumëvjeçar për rinovimin e ndërtesave historike të zyrave të Rezervës Federale.”

“Kam një respekt të thellë për sundimin e ligjit dhe për llogaridhënien në demokracinë tonë. Askush — dhe sigurisht jo Kryetari i Rezervës Federale — nuk është mbi ligjin.”

“Kjo kërcënim i ri nuk lidhet me dëshminë time të qershorit, as me rinovimin e ndërtesave të Rezervës Federale dhe as me rolin mbikëqyrës të Kongresit. Rezerva Federale ka bërë çdo përpjekje, përmes dëshmive dhe deklarimeve të tjera publike, për ta mbajtur Kongresin të informuar mbi projektin e rinovimit. Këto janë vetëm justifikime.”

“Në çdo rast, i kam kryer detyrat e mia pa frikë dhe pa anshmëri politike, i përqendruar vetëm në mandatin tonë për stabilitetin e çmimeve dhe arritjen e punësimit maksimal. Shërbimi publik ndonjëherë kërkon qëndrueshmëri përballë kërcënimeve, dhe unë do të vazhdoj ta kryej detyrën që Senati më ka besuar, me ndershmëri dhe përkushtim ndaj shërbimit të popullit amerikan.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit