El-Atum ka dokumentuar në veprat e tij shumë nga ngjarjet që ka kaluar shoqëria jordaneze, si: ngjarjet e Universitetit të Jermukut në vitin 1986,
Intifadën e Bukës, arrestimet politike, si dhe ngjarje të lidhura me luftërat kundër ushtrisë së pushtimit izraelit, përmes romaneve të tij: “O shoku im i burgut”, “Ata dëgjojnë fëshfërimën e tij”, “Një ditë e dëshmuar”, dhe disa nga romanet e tij janë ribotuar deri në 50 botime.
Burgu nuk ia mohon askujt atdhedashurinë; përkundrazi, e zbulon atë.
Ka shumë që duartrokasin nga larg dhe mbështeten në llafe prapa skenave, por janë të paktë ata që paguajnë çmimin e qëndrimeve të tyre.
Arrestimi i Ejmenit për shkak të mendimit të tij nuk është turp për të përkundrazi, është dëshmi në favor të tij.
Djali i tij është liruar.
Turpi nuk është tek ai, por tek një atdhe që e ka ngushtuar gjoksin nga fjalët e një poeti.
Atdheu që i fut bijtë e vet pas hekurave për një grusht poezish, nuk e meriton atë besnikëri të verbër, as atë dashuri të shfrenuar.
Feja është më e denjë për besnikëri dhe më e merituar për mbrojtje, sesa një atdhe që burgos fjalën dhe mbyt të vërtetën.
