9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dënohet 11 vjet burg shqiptari në Angli, thirri “Allahu Ekber” dhe theri 19-vjeçarin

Më të lexuarat

Një Gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 11 vjet burg një të ri shqiptar për plagosjen me dashje të një të riu tjetër. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Alban Hetemi, ndërsa ngjarja ka ndodhur në prill të këtij viti në qytetin Canterbury të Britanisë së Madhe.
Por,më shumë sesa plagosja me thikë e 19 vjeçarit Sayed Hossani, krimi i shqiptarit ka marrë jehonë në mediat britanike për shkak se para se ta qëllonte me thikë pas shpine kishte thirrur ‘’Allahu Ekber’’.

Mediat britanike kanë raportuar se shqiptari Alban Hetemi ishte duke shëtitur, ndërsa viktima Sayed Hossani ishte ulur në një prej stolave të parkut ‘’Westgate Gardens’’, i mbipopulluar me gra dhe fëmijë.

Ai iu afrua tre personave, njëri prej të cilëve ishte vajze dhe pasi e shtyu këtë të fundit, goditi me thikë Hosanin.

Ky i fundit tentoi të largohej, mirëpo Hetemi e ndoqi nga pas dhe sipas dëshmive, thërriti “Allahu Ekber” përpara se ta godiste me thikë pas shpine.

Hosani pësoi dëmtime të rënda në mushkëri dhe u deshën disa ndërhyrje kirurgjikale që ai t’i mbijetonte sulmit.

Ndërkohë Hetemi kishte arritur të ikte me automjetin ‘’Golf”, për tu arrestuar një javë më pas nga policia.

Brenda mjetit të tij u gjet edhe arma e krimit.

Sipas hetuesve, 20 vjeçari i kishte thënë policisë se: “Vërtetë mendoni që jam kaq budalla sa të mbaj thikën e krimit me vete’’, por nga analizat ishte vërtetuar se ishte e njejta me të cilën e kishte therur Hossanin.

Në makinë ishin gjetur edhe lëndë narkotike, por nuk dihen ende rrethanat që e kanë çuar deri tek vrasja.

Prokuroria dyshon se sulmi i Hetemit ndaj Hosanit erdhi për shkak të pazareve të drogës.

“Hetemi ishte një tregtar droge me qendër në Londër, i cili zbriti në Canterbury-t për të shitur drogë.Veprimet e tij ndaj viktimës ishin të neveritshme. Unë jam i kënaqur që i plagosuri është shëruar plotësisht”tha oficeri i policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit