4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pas sulmeve në Paris, 300% rritje të sulmeve ndaj myslimanëve në Britani

Më të lexuarat

Myslimanët që jetojnë në Britani kanë marrë mbi 100 sulme raciste pas sulmit që ndodhi në Paris.
Agjencionin shtetëror britanez që mirret me punën e grupeve që kanë urrejtje antimyslimane tregojnë për një ngritje enorme të shifrave të urrejtje dhe shtimit të sulmeve në 300 %, pas vrasjeve që ndodhën të premtën në Paris.
Target i këtyre sulmeve ishin gra dhe femra nga mosha 14 deri në moshën 45 vjeç, të cilat kishin të veshur hixhabe apo shamia. Autorë të këtyre sulmeve kryesisht kanë qenë meshkuj të bardh nga mosha 15- 35 vjeç.
Ata kishin sulme verbale, por edhe sulmet fizike nuk mungonin. Disa janë bërë në shumë xhami të Mbretërisë së Bashkuar. Numër i madh i raportimeve të policisë, vjen se sulmet janë kryer në hapësira publike, nëpër trena dhe autobusa. 34 vikitima ishin femra që vishnin hixhab, ndërsa edhe 8 fëmijë ishin të involvuar në këtë sulm.
“Kjo është shqetësuese, gratë që veshin hixhab ata janë target e këtyre sulmeve verbale dhe fizike, si shkak i urrejtjes.” thuhet sipas raportit të policisë.
Ndërsa nga viktimat thuhet se këto kanë ngjallur frikë për të dal nga shtëpitë e tyre, pas atij frustrimi dhe sulmi që u bëhet në rrugë. “E ndiejmë vetën të pafuqishme, viktim dhe nuk mund të udhëtojmë lirshëm për të dërguar fëmijët tonë në shkollë dhe çerdhe. Hapësira publike është bërë tmerr për neve. Agresiviteti ka arritur kulmin e saj.” shprehet një nga viktimat./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit