“Një luftë tjetër e heshtur po vret pacientët në Gaza”

Më të lexuarat

Mungesa e barnave, shkatërrimi i spitaleve dhe mungesa e mjekëve po i lënë të sëmurët përballë vdekjes

Në Gaza nuk po zhvillohet vetëm lufta e armëve. Një luftë tjetër, e padukshme dhe po aq vdekjeprurëse, po u merr jetën pacientëve çdo ditë: mungesa e barnave.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, dr. Munir el-Barsh, paralajmëron se jetët e mijëra të sëmurëve janë varur në fije të perit, në një realitet ku spitalet janë shkatërruar, depot e barnave boshatisur dhe mjekët mungojnë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, kriza ka arritur nivele katastrofike:

Shifra që përfaqësojnë jetë njerëzish
• Mbi 80 mijë pacientë diabetikë rrezikojnë komplikacione të rënda dhe rikthime fatale për shkak të mungesës së insulinës.
• Rreth 45 mijë pacientë me sëmundje të zemrës jetojnë çdo ditë me frikën e një krize kardiake pa trajtim.
• Më shumë se 24 mijë pacientë psikiatrikë janë lënë pa barna, të braktisur përballë dhimbjes dhe destabilizimit mendor.
• Mbi 5 100 pacientë me tension të lartë të gjakut janë të kërcënuar nga goditje vdekjeprurëse në çdo moment.
• Rreth 2 000 pacientë me kancer po humbasin betejën për jetën për shkak të ndërprerjes së trajtimeve.
• 1 100 pacientë me sëmundje të veshkave luftojnë për mbijetesë, ndërsa kanë nevojë jetike për dializë të rregullt.

Këta nuk janë thjesht numra. Janë fëmijë, gra, burra dhe të moshuar, që po paguajnë çmimin e një krize shëndetësore të thellë dhe të një katastrofe humanitare pa precedent.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza bën thirrje për ndërhyrje urgjente ndërkombëtare, duke paralajmëruar se heshtja dhe vonesa do të thotë më shumë jetë të humbura.

Burimi: Ministria e Shëndetësisë në Gaza

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit