Një këshillë nga Fudajl ibën Ijadi

Më të lexuarat

Fudajl ibn Ijadi i tha një burri:

— “Sa vjeç je?”
Ai u përgjigj:
— “Gjashtëdhjetë vjeç.”

Fudajli i tha:
— “Prej gjashtëdhjetë vitesh ti po ecën drejt Allahut dhe tashmë je afër takimit me Të.”

Burri tha:
— “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.”

Fudajli e pyeti:
— “A e di çfarë po thua?”
Burri u përgjigj:
— “Po them: Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.”

Fudajli i tha:
— “A e di kuptimin e kësaj fjale?”

Burri tha:
— “Na e shpjego, o Ebu Ali.”

Fudajli i tha:

— “Kur thua: ‘Ne jemi të Allahut’, ti po pranon se je rob i Tij.
Dhe kur thua: ‘tek Ai do të kthehemi’, ti po pranon kthimin dhe qëndrimin para Tij.

Kush e di se është rob i Allahut dhe se do të kthehet tek Ai, le ta dijë se do të ndalet për llogari.
Kush e di se do të ndalet për llogari, le ta dijë se do të pyetet.
E kush e di se do të pyetet, le të përgatisë përgjigje për atë Ditë.”

Burri tha:
— “Atëherë, cila është zgjidhja?”

Fudajli u përgjigj:
— “Zgjidhja është e lehtë.”

Burri e pyeti:
— “Cila është?”

Fudajli i tha:

— “Të bësh mirë në atë që të ka mbetur nga jeta.
Nëse vepron mirë në pjesën e mbetur, do të të falet ajo që ka kaluar dhe ajo që mbetet.
Por nëse bën keq në atë që të ka mbetur, do të përgjigjesh si për të shkuarën, ashtu edhe për të ardhmen.” (El-hilje, 8/113)

Kush e përmirëson fundin e tij, Allahu e shpërblen edhe për të shkuarën;
e kush e prish fundin, do të llogaritet për të parën dhe të fundit.
Hoxhë Adnan Nikezi/ Ulqin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit