“O Allah kërkoj prej teje dije të dobishme, furnizim hallall edhe vepra të pranuar”.
كانَ يقولُ إذا صلَّى الصُّبحَ حينَ يسلِّمُ اللَّهمَّ إنِّي أسألُكَ عِلمًا نافعًا ورزقًا طيِّبًا وعملًا متقبَّلًا
Ummu Selemeh, radijallahu anha, nëna e besimtarëve, na rrëfen se Pejgamberi, ﷺ, pasi e falte namazin e sabahut dhe jipte selam thoshte:
O Allah! Prej Teje kërkoj dije të dobishme, furnizim të këndshëm (hallall) dhe vepra të pranuara!.
Burimi i hadithit
Ibën Suniu në librin “Amelul-jeumi vel-lejleti”, nr. 54, Imam Hemdi në Musned, nr. 44/140, nr. 26521, Ibën Maxhe, nr. 925, Nesaiu, nr. 102, Muxhemus-Sagir i Taberaniut, 2/36 dhe nr. 735, kurse shejh Albani e ka vlerësuar si sahih në librin e tij “Sahihu Ibën Maxhe”, 1/152. Shejh Abdul-Kadër Arnauti dhe shejh Shuajb Arnauti e kanë vlerësuar si hasen tek vlerësimi i librit “Zadul-Mead”, 2/375. Kurse vlerësuesit e Musnedit të Imam ahmedit e kanë vlerësuar si hadith të dobët, por në fund kanë thënë (44/142): “Hafidh Ibën Haxheri e ka vlerësuar si hasen për shkak dëshmitarëve që ka, siç gjindet në librin “Netaixhul-efkar”, 2/313”.
Kuptimi i hadithit
O Allah prej Teje kërkoj!
Domethënë i lutem dhe kërkoj nga Allahu, Zoti im.
Imam Ibën Kajimi thotë: “ska dyshim se fjalia Allahumme e ka kuptimin o Allah! Andaj përdoret vetëm gjatë kërkesave tona. (Xhelaul-Efhami, fq. 143).
Shejhul-Islam Ibën Tejmiu thotë: e lut Allahun dhe i afrohesh Atij duke i zbatuar urdhërat e Tij, duke u larguar nga ndalesat e Tija dhe duke i vepruar gjërat të cilat Ai i dëshiron. (Iktidaus-Siratil-Mustekim, 2/322).
Dije të dobishme!
Domethënë Dije nga e cila kam dobi dhe i thërras tjerët drejt saj që të përhapet bereqeti i saj.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: sa e sa njerëz të zakonshëm e injorantë i vërejmë se janë të devotshëm, kanë frikërespekt ndaj Allahut, kanë vetëdije të lartë se Allahu i mbikqyrë, kanë sjellje të mirë, adhurim të shumtë, madje shumë ma shumë se disa nxënës dije”. (Sherhul-Mumti{, 7/166).
Furnizim të këndshëm (hallall)!
Domethënë furnizim hallall, të pa njollosur me gjëra të dyshimta.
Imam Seneani, Allahu e mëshiroftë, thotë: ka për qëllim furnizimin hallall, përveç kuptimit të hallallit mund të ketë për qëllim edhe kuptimin e ushqimit të këndshëm, shishëm”. (Et-Tenvijr Sherhuxh-Xhamiis-Sagiri, 9/381).
Vepra të pranuara!
Domethënë mi prano veprat e mia si dhunti nga ana Jote, sepse suksesi më vjen vetëm nga Ti.
Sipas Imam Ibën Kethirit, Allahu e mëshiroftë, një vepër është e pranuar përderisa është në përputhje me sherijatin e Allahut dhe është për qëllim të fitohet vetëm Kënaqësia e Allahut, e asgjë tjetër veç kësaj. Këto janë dy shtyllat e një vepre të pranuar: patjetër duhet të jenë të sinqerta për Allahun dhe të sakta sipas hserijatit të Resulullahit. (Tefsiru Ibni Kethir, 5/205).
Hadithi na mëson
- Dituria e dobishme është ajo dituri e cila nxitë vepra.
Dituria është dy llojesh: njëra është në zemër e tjetra është në gjuhë.
Dituria që është në zemër ajo shkakton frikërespekt në këtë zemër, kurse dituria që është në gjuhë ajo është argumenti i Allahut kundër këtij njeriut.
Andaj Pejgamberi, ﷺ, ka kërkuar mbrojtje te Allahu nga dija që ska dobi prej saj. (Muslimi, nr. 2722).
- Nxitje për të fituar furnizim hallall, sepse nëse ushqehemi me furnizime hallall na pranohen lutjet. I tillë ishte udhëzimi i pejgamberëve dhe të dërguarëve.
- Pranimi i një vepres është synimi i secilit musliman, kurse prej kushteve për tu pranuar një vepër është besimi në Allahun, pastaj sinqeriteti dhe pasimi i Sunetit të Pejgamberit, ﷺ.
- Kërkimi i furnizimit nga Allahu nuk është i kufizuar vetëm në gjërat materiale, por i kaplon të gjitha ato gjëra qe ia shtojnë imanin në zemrën e tij, siç është leximi me meditim, përmendja e Allahut me prani të zemrës, etj.
- Dituria e dobishme është ajo ditzuri e cila merret nga Kuranit dhe Sunneti i Pejgamberit, ﷺ, sepse për vlerën e kësaj diturie kanë folur argumentet fetare, kurse dituritë tjera janë shërbyese të kësaj diturie.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thoshte: ska dallim mes një luftarit i cili e mpreh shpatën e tij edhe një studenti i cili i nxjerr çështjet akademike nga brendësia e librave. Secili prej tyre vepron për xhihadin në rrugë të Allahut. për këtë arsye Imam Neveviu, allahu e mëshiroftë, në librin e tij të mirënjohur “Rijadus-Salihin”, kapitullin e xhihadit e sjell menjëherë pas kapitullit të dijes, për të treguar se ska dallim mes tyre dhe se e plotësojnë njëra tjetrën. (Rijadus-Salihin, Kitabul-Ilmi, fq. 1578).
- Secili musliman e ka obligim të mëson aq sa të korrigjon gabimet e tija në fushën e besimit (akides) dhe ibadeteve (adhurimeve), siç është namazi, agjërimi, zekati, nëse ka pasuri për të dhënë zekat, e haxhi, nëse ka mundësi për të shkuar në haxh.
- Kur Pejgamberi, ﷺ, filloi me dijen e dobishme para furnizimit hallall e veprave të pranuara ofron një tregues të rëndësishëm se dituria e dobishme është para të gjithave, andaj Allahu i madhërishëm, tha:
فَٱعْلَمْ أَنَّهُۥ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ وَٱسْتَغْفِرْ لِذَنۢبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ۗ
“Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret!”. (Muhammed: 19).
Me te, dijen, besimtari arrin të bëjë dallimin mes një vepre të mirë dhe tjetrës, mes furnizimit hallall dhe atij rreth të cilit ka dyshime, etj.
- Prej dhikreve pas selamit nga namazi është edhe lutja “O Zot më ruaj nga dënimi Yt në Ditën që do ringjallësh robërit Tu”.
Na rrëfen Bera ibën Azib, radijallahu anhu, duke thënë:
Kur faleshim pas Pejgamberit, ﷺ, donim të rrinim nga e djathta e tij sepse kur jepte selam na takonte me fytyrën e tij. Tha: e kam dëgjuar duke thënë:
رَبِّ قِنِي عَذَابَكَ يَومَ تَبْعَثُ -أَوْ تَجْمَعُ- عِبَادَكَ.
“O Zot më ruaj nga dënimi Yt në Ditën që do ringjallësh (apo do grumbullosh) robërit Tu”. (Muslimi, nr. 709).
Allahu na dhuroftë dije të dobishme, furnizim hallall dhe të bollshëm dhe vepra të pranuara! Amin!
/Hoxhë Bekir Halimi/
