Dr. Nasir Hunejni — kryeredaktor i përgjithshëm i Qendrës së Mendimit Modern
Kur njerëzimi e mohon Shpalljen Hyjnore, kur i dorëzohet vetëvetes dhe i jep pushtet arsyes së tij të kufizuar, duke u shkëputur nga Zoti dhe nga vetëdija e Lajmeve të Tij, njeriu shndërrohet në një qenie të zhveshur prej urtësisë dhe në një krijesë që endet në botë pa busull morale. Përderisa nuk i frikësohet Ligjit Hyjnor, i cili iu shpall njerëzve për të vendosur siguri, qëndrueshmëri dhe paqe në jetën e tyre, ai nuk ka çfarë e frenon nga rrënimi dhe shthurrja.
Pikërisht me mohim të Mesazheve Hyjnore dhe largim prej rrënjëve të shpirtit u shfaq ky qytetërim, i cili qëndron i fortë dhe i dobishëm vetëm kur rrënjoset në urdhërin e Zotit dhe bëhet mjet shërimi për botën. Por sapo largohet prej kësaj drite, ai shndërrohet në një rrezik për mbarë njerëzimin.
Kjo teori — e cila e quan veten “realiste” dhe e pohon se bazohet në natyrën e politikës — në të vërtetë nuk është veçse një vel i hollë që mbulon mendjemadhësinë, përçmimin dhe prirjen për tirani të njeriut, të cilat i shfaqen në formën e agresionit, padrejtësisë dhe nënshtrimit të të tjerëve.
Shprehja e shumëpërdorur “përdorimi i forcës për të realizuar drejtësinë dhe paqen” është një togfjalësh i ëmbëltuar, i cili nuk skuqet, nuk turpërohet dhe nuk tërhiqet. Në thelb, ajo nënkupton shtypje, përhapje të padrejtësisë, cenim të të drejtave dhe sundim me forcë, kolonializëm e hegjemonizëm mbi popujt dhe pasuritë e tyre.
*Prej nga e ka zanafillën kjo teori?*
Fillimet i ka në Athinën e lashtë, në kohën e filozofit të madh grek Sokratit (470–399 p.e.s.). Atëherë, qytet-shtetet greke përfshiheshin nga përçarje dhe rivalitete të ashpra, veçanërisht midis Athinës dhe Spartës, kjo e fundit e njohur për rendin e hekurt dhe disiplinën ushtarake.
Athina përjetoi beteja të rënda dhe humbje tronditëse. Pas njërës prej tyre, u ngritën gjyqet e famshme ndaj komandantëve detarë athinas, të cilët akuzoheshin për dështimin në luftë. Këto gjyqe i dhanë Sokratit shtysë të formësonte thënien e tij të mirënjohur: se forca dhe ligji s’duhet të përdoren për hakmarrje, por për të vendosur drejtësi.
Por kjo parimësi nuk u respektua ndaj vetë Sokratit. Ai u dënua me vdekje nën akuzën e mohimit të Zotave dhe të prishjes së të rinjve, dhe u detyrua të pinte helmin.
*Perandori romak Hadrian (76–138 e.s.)*
Kur Roma u bë sunduese e botës, këtë teori e ringjalli perandori Hadrian, me origjinë hispanike. Ai e shndërroi ligjin në mjet politik, me të cilin — qoftë duke përdorur forcë, qoftë kërcënimin e saj — pretendonte të vendoste “paqen”.
Hadriani ishte i magjepsur nga kultura dhe mendimi helen. Ai rrethoi veten me mendimtarë të njohur, dhe e bëri maksimë të sundimit të tij doktrinën:
“Paqja arrihet me forcë.”
Ai e zbatoi këtë doktrinë në sundimin e territoreve strategjike, si Siria, Palestina dhe Egjipti. Gjatë mbretërimit të tij shpërtheu kryengritja e njohur hebraike Bar Kokhba (132–135 e.s.), të cilën ai e shtypi me ashpërsi të madhe.
Pas kësaj, ai rindërtoi Jerusalemin mbi rrënojat e tij dhe e quajti Aelia Capitolina, duke shuar identitetin e vjetër të qytetit.
Gjurma e tij arkitekturore mbeti e dukshme në shumë vise të perandorisë.
*Libri “Realizimi i paqes me përdorimin e forcës”*
Ky libër ishte pjesë e doktrinës mbrojtëse amerikane të hartuar nga Richard Brody (1964), një hebre i pasur dhe figurë me ndikim në qarqet politike të SHBA-së. Ai mbajti poste të rëndësishme gjatë dy Luftërave Botërore dhe shërbeu si këshilltar i presidentit amerikan Franklin Roosevelt (1932–1945). Botimi i dytë i librit u shfaq më 1964.
*Lio Strauss (1899–1973)*
Filozof dhe mendimtar politik, me origjinë hebre gjermane dhe me ndikim të thellë në mendimin konservator amerikan. Strauss besonte se:
• forca është themeli i rendit natyror;
• jeta njerëzore nuk është jetë lirie, por jetë nënshtrimi ndaj më të fortit;
• ekziston një elitë që duhet të sundojë popullin;
• mashkulli duhet të sundojë gruan dhe të tjerët;
• barazia është iluzion.
Idetë e tij shtrinë ndikim të gjerë në filozofinë politike republikane, në universitetet amerikane dhe në qendrat moderne të mendimit.
Ai shkroi veprën Tirania, ku shtjellonte se sundimi i njeriut të fortë është një “domosdoshmëri natyrore”.
Trashëgimia e tij vazhdon të ndikojë në:
• filozofi,
• shkenca politike,
• teori moderne të pushtetit,
• doktrina strategjike perëndimore.
*Presidenti amerikan Ronald Reagan (1911–1989)*
Në fushatën e tij ndaj rivalit Jimmy Carter (1980), Reagan e përdori me theks parullën:
“Paqja realizohet me forcë.”
Kjo u shndërrua në moto zyrtare të aeroplanmbajtëses bërthamore amerikane USS Ronald Reagan (CVN-76).
Më vonë, Këshilli Amerikan i Sigurisë (organizatë jofitimprurëse konservatore) e adoptoi këtë doktrinë dhe e përhapi gjerësisht në propagandën politike.
Në vitin 2012, organizata e regjistroi shprehjen si markë tregtare. Po atë vit, kundërshtarët politikë akuzuan njëri-tjetrin se po e përdornin sloganin për të justifikuar politika represive.
*Presidenti Donald Trump*
Edhe Trump e përdori gjerësisht konceptin e përdorimit të forcës si mjet për të vendosur rregull dhe për të imponuar qëndrime ndërkombëtare, duke deklaruar shpesh se:
“Forca është gjuha e vetme që kupton bota.”
Ministri i tij i mbrojtjes e përmendte vazhdimisht këtë parim në deklaratat ushtarake dhe politike.
Përktheu: Bekir Halimi
