Reagimi i ashpër i Albert Drenicës ndaj akuzave të Berat Buzhalës: “Dal hapur me emër e mbiemër, nuk fshihem pas faqeve e grupeve”

Më të lexuarat

Berat Buzhala, e paske përmend emrin tim, ku aludon se unë kontrolloj faqe apo grupe të ndryshme për postime në favor të Albin Kurtit!

Të ftoj publikisht:

Shko në Gjykatë, Prokurori, AKI, ku të duash, dhe hulumto e merr informacione për mua!
Unë, Albert Shabani, nga Aqareva legjendare, nga Drenica HEROIKE, nuk fshihem pas faqeve as pas grupeve në rrjete sociale, unë dal këtu hapur me emër e mbiemër, me figurë e me zë, pa e dridhë qerpikun, përballë keqbëresve të ATDHEUT, e ku edhe ti je pjesë e tyre!

Berat, dallimi mes meje e teje është ky:

Ti je bërë multimilioner duke u shit nëpër parti e lider politik! Biznese në veri të Kosovës, prona në Qagllavicë, shtëpi, restaurante e hoteleri, vetura luksoze dhe biznese në Shqipëri! Ti e di si i ke arrit!

Kurse unë: Jetoj me qira, në një banesë nuk i plotëson kushtet e nevojshme për fëmijët e mi! Unë punoj në ndërtimtari dhe mezi arrij me i siguru qumësht e ushqime Albinit 1 vjet e 10 muajsh, e Diares 7 muajsh!
Nuk kam banesë, as shtëpi, as veturë!
Nuk jam pasuru, Berat, unë ma para vdes bashkë me dy fëmijët e mi sesa ta pranoj formën e pasurimit siç je pasuru ti!

Berat, unë jam rrit nga një baba që tërë jetën e tij ia ka kushtuar ATDHEUT E KOMBIT!
Pajtimi i gjaqeve, kontributi në UÇK, kontributi në Arsim! Berat, në vitin 2015 kemi falë gjakun e vëllaut 17-vjeçar, për nderin e këti populli, duke përcjellë sinjalet tona se nuk duhet t’kemi përçarje e hasmëri mes vete!

Berat, unë jam një fukara i ndershëm!
Ti, një pasanik i pa-pastërt!

✍️ Albert Drenica

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit