3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ish-gruaja e terroristit: Ibrahimi nuk shkonte kurrë në xhami

Më të lexuarat

Ish-gruaja e kamikazit të Parisit, Ibrahim Abdeslam, ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar se ai ishte i papunë, tymoste hashash gjithë ditën, ka qenë për pak kohë në burg për vjedhje dhe kurrë nuk ka shkuar në xhami.

Në një intervistë ekskluzive, ish-gruaja e tij Naima, tha se, gjatë martesës 2-vjeçare ai kishte punuar vetëm një ditë si elektriçist.

“Pavarësisht diplomës së tij si elektricist, ai nuk gjeti kurrë punë. Në këto dy vite që ne kemi qenë të martuar, ai ka punuar një ditë të vetme, kjo e bëri atë dembel”,- tha ish-bashkëshortja e terroristit Abdeslam.

Naima rrëfen se Ibrahimi mbante Ramazan, sepse e detyronte familja e tij, por ai nuk lutej dhe nuk frekuentonte asnjë xhami.

“Aktivitetet e tij të preferuara ishin tymosja e hashashit dhe gjumi. Ibrahim nuk kishte asnjë punë ndaj qëndronte në shtëpi gjatë gjithë ditës, duke parë DVD dhe dëgjonte muzikës arabe hip-hop.

Ne kemi jetuar me pagesën e papunësisë e cila ishte vetëm 1000 euro në muaj ndaj shqetësoheshim shumë për para. Ne nuk kemi fëmijë.

Ibrahimi nuk i ndiqte kurrë lajmet në televizor dhe nuk kishte asgjë kundër Perëndimit. Ai ishte i ftohtë në dukje por me karakter të mirë. Nuk ishte i dhunshëm me mua apo me të tjerët”,- rrëfeu ish-bashkëshortja e kamikazit.

Sipas saj, 31-vjeçari ishte thjesht një njeri që ishte mësuar me burgun.

Ibrahim hodhi veten në erë jashtë kafenesë “Comptoir Voltaire”, gjatë masakrës terroriste ditën e premte në Paris, duke plagosur tre persona, dhe duke vrarë veten.

Ibrahim ishte një nga tetë pjesëmarrësit e së premtes, që shkaktuan 129 të vdekur dhe të paktën 352 të plagosur.

Naima u martua me Ibrahim Abdeslam në vitin 2006 dhe martesa e tyre zgjati vetëm dy vjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit