Trump përjashton mundësinë e një mandati të tretë presidencial

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të kërkojë një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Gjatë një interviste për CBS News – 60 Minutes, Trump tha se “as nuk e mendon” një kandidim të tillë, megjithëse “shumë njerëz” ia kërkojnë.

I pyetur për figura të mundshme që mund ta pasojnë, si zëvendëspresidenti JD Vance apo sekretari i shtetit Marco Rubio, ai u shpreh se i vlerëson të dy dhe shtoi se “ka shumë njerëz të shkëlqyer” në administratë.

“Kemi një ekip të jashtëzakonshëm. Nuk dua të flas për zgjedhje tani – është shumë herët,” tha ai.

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, Amendamenti i 22-të kufizon presidentin në vetëm dy mandate. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit