Projektet e përbashkëta familjare për të arritur kënaqësinë e Allahut – Hoxhë Fitim Gërguri

Më të lexuarat

Projektet e përbashkëta familjare për të arritur kënaqësinë e Allahut

Çdo familje besimtare duhet të ketë projekte të përbashkëta që i motivojnë anëtarët e saj në punë të mira dhe në forcimin e lidhjes me Allahun. Bashkëshorti dhe bashkëshortja duhet të jenë mbështetje për njëri tjetrin, duke synuar të ndërtojnë një familje që jeton me vlera të ahiretit.

Ndër projektet më të dobishme që mund të realizohen në çift përmenden:
Leximi i Kuranit së bashku
Edhe 10 minuta në ditë mjaftojnë për të mbështetur një njëri-tjetrin në lidhjen me Librin e Allahut.
Namazi i natës
Falja e disa rekateve së bashku, qoftë edhe për pak minuta, sjell bereqet të madh dhe afrim në mëshirën e Allahut.
Përkthimi dhe përhapja e dijes
Nëse njihni gjuhë të tjera, bashkëpunoni në përkthimin e librave të dobishëm, qoftë nga shqipja, qoftë në shqip. Përhapja e dijes së dobishme është sadaka e vazhdueshme.

Këto iniciativa përbëjnë edukimin më të mirë praktik që mund t’ua dhurojmë fëmijëve tanë, duke u shërbyer me shembull dhe duke kultivuar në ta dashurinë për adhurimin dhe punën e mirë.

Ndërtoni një familje me vepra të mira, dhe Allahu do t’ju japë begati në këtë jetë dhe në boten tjetër.

Hoxhë Fitim Gërguri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit