Fyerja që ky sionist famëkeq u bënë sauditëve

Më të lexuarat

Hebreu ekstremist Smotrich, deklarata raciste ndaj arabëve

Ministri ekstremist izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, tha të enjten se Izraeli duhet të refuzojë një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite në këmbim të një shteti palestinez.

“Nëse Arabia Saudite na thotë se ky është normalizim në këmbim të një shteti palestinez, atëherë jo faleminderit, miqtë e mi”, tha Smotrich në një konferencë të organizuar nga Instituti Tzomet, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

“Vazhdoni të hipni mbi devetë tuaja në shkretëtirën saudite. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë ekonominë, shoqërinë dhe shtetin tonë me të gjitha gjërat e mëdha që dimë të bëjmë.”

Deklarata vjen ndërsa parlamenti izraelit miratoi paraprakisht një projektligj për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar, një veprim i kritikuar nga partia Likud e kryeministrit Benyamin Netanyahu.

Partia tha se projektligji ishte një përpjekje për të turpëruar qeverinë ndërsa Zv/Presidenti i SHBA-së JD Vance po vizitonte vendin, duke e hedhur poshtë atë si “tallje… që synon të dëmtojë marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe arritjet e mëdha të Izraelit në fushatë” në Gaza.

Një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të administratës Trump në Lindjen e Mesme ka qenë të përfshijë Arabinë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit. Mbretëria, megjithatë, i ka hedhur poshtë thirrje të tilla, duke këmbëngulur se një shtet palestinez duhet të krijohet përpara se të ndodhë ndonjë normalizim.

Hazem Qassem, një zëdhënës i Hamasit, komentoi deklaratën e ministrit izraelit të linjës së ashpër, duke thënë:

“Deklaratat raciste të ministrit izraelit të financave kundër popullit saudit konfirmojnë një nivel të paparë të mungesës së respektit izraelit për popujt dhe regjimet e rajonit. Ky pushtim do të mbetet i huaj dhe armiqësor ndaj të gjithë komponentëve të kombit dhe popujve të tij.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit