Pse jemi të dobët në politikë?

Më të lexuarat

Pse jemi të dobët në politikë?

Përgjigjja: Sepse jemi të dobët në histori.
Historia është një pjesë themelore e shkollës së politikës. Ashtu siç tha poeti:

“Sikur të kishim lexuar historinë, s’do të humbte Kuds-i, as më parë Al-Hamra.”

Nuk mund të anashkalosh historinë, as të kalosh mbi të, sepse ndoshta një nga arsyet e dështimit tonë në rilindjen qytetëruese është pikërisht mosmarrja mësim nga ngjarjet e së kaluarës.

Në botën arabe moderne, rilindja nuk u bë kurrë një projekt i plotë, sepse nuk u kuptua se ai që zotëron të kaluarën, zotëron të ardhmen.

Ngjarje si Premtimi i Balfurit apo Marrëveshja Sykes–Picot janë pjesë e një të kaluare të afërt, por pasojat e tyre i përjeton çdo ditë Shami (Levant-i).
Nëse nuk studiojmë historinë e Karamitëve dhe Hashashinëve, do të helmohemi mijë herë nga të njëjtat sekte të fshehta që përhapin prishje e shkatërrim në tokë.

Hebrenjtë, që e krahasojnë pushtimin e tyre të Palestinës me pushtimin kryqtar të saj në vitin 493 hixhri (1099 e.s.), i kthehen historisë së myslimanëve.
Ata studiojnë të gjitha librat që flasin për xhihadin gjatë epokës së kryqëzatave, sidomos librin e Alī ibn Tāhir es-Sulemī (v. 499 h.), që ligjëronte në Xhaminë Emevite të Damaskut.
Ky dijetar ishte i pari që tha se lëvizja kryqtare ishte një e vetme në Andaluzí, Siçili dhe Shami.
Ata studiojnë edhe librin e Kadī Ibn Shaddad, që e shkroi për Salahuddin Ejubin, si dhe çdo libër që flet për vlerat e Shamit dhe Kudsit.

Mbretëria kryqtare e Jerusalemit, që Salahuddini e rrëzoi dhe ia ktheu popullit të saj të vërtetë, është ende një plagë në ndërgjegjen e tyre.
Ata pyesin veten:

A do të ketë një Hattin tjetër?
Si përfunduan kryqëzatat?
Si e rimori Salahuddini Kuds-in dhe Aksa-n?

A duhet të ndalemi së foluri për të kaluarën
dhe për figurat që ishin shembuj në drejtësi dhe përmirësim?
Jo — përkundrazi!
Kjo është e nevojshme në çdo kohë, me kusht që këto figura të studiohen drejt dhe me thellësi.

Sepse historia islame është plot me jetëshkrime burrash e dijetarësh që ishin pishtarë të udhëzimit dhe prijës në beteja e ndërtim.
Dr. Muhamed el-Abdeh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit