Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, si dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili njoftoi për takimin nëpërmjet një postimi në platformën sociale amerikane X.
Një delegacion nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim në Londër me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, si dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili njoftoi për takimin nëpërmjet një postimi në platformën sociale amerikane X.
“Rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, diskutuam forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, (dhe) theksuam rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Mucunski.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën ishte mikpritëse e një samiti me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar sigurinë dhe rritjen ekonomike.
