Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka njoftuar se rreth 660 mijë fëmijë në Gaza nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të luftës së Izraelit.
“Rikthimi në mësim nuk ka të bëjë vetëm me arsimin, por edhe me shërimin nga trauma e thellë,” tha agjencia.
UNRWA theksoi se, me partnerët e saj, ka plane dhe kapacitete të mjaftueshme për të mbështetur një rikthim të fazuar në arsimin formal në Gaza, por kërkoi që t’i lejohet ta bëjë këtë pa pengesa. /mesazhi
