-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

‘E dënojmë terrorizmin por jo edhe besimet’

Më të lexuarat

Koço Danaj, një analist nga Shqipëria duke shkruar mbi atë tregon një histori që nuk e kemi dëgjuar asnjëherë më parë. Ja postimi i tij i plotë

‘Une e urrej ISIS dhe krimet e tij makabre. Por nuk jam as racist fetar e as etnik. Tani qe po shkruaj kete shenim kam ne mendje tre nga figurat me te shquara te islamizmit qe me veprat e tyre ndricuan gjithe Europen. Kush jane?
I pari eshte Al-Farabi. Lindi ne vitin 920 ne Turkestan dhe vdiq ne 950 ne Damask. Eshte i pari qe ringjalli filozofine e lashte helene, Aristotelin e Platonin
I dyti eshte Avicena (Ibn-Sina).Lindi ne Bukhara dhe vdiq ne Hamadan ne vitet 980-1037.
I treti eshte Averroes ose Ibn Rroshdi. Lindi ne Kordova te Spanjes dhe vdiq ne Marakesh te Marokut ne vitet 1126-1198.
Jane tre mendje te ndritura arabe qe me veprat e tyre ndihmuan Rilindjen Europiane te perballonte inkuizicionin mesjetar. Midis te tjerash, Averroes pasi vizitoi Parisin ne kohen e tij, u shpreh: Ky eshte nje qytet magjik. Prandaj dhe Franca e nderoi mendjendriturin arab. Liceu i pare i musliman i hapur ne Lile te Frances mori emrin e tij. Xhamia e madhe ne Monpelie te Frances mban emrin e tij. Salla e madhe e fakultetit te mjekesise ne Angers mban emrin e tij. Intelektuali i shquar francez Zhak Atali i kushtoi atij romani biografik: La confrerie des Eveilles.
Pse i permenda cka thashe me lart? Per nje arsye te thjeshte: Te denojme terrorizmin, por jo racat, jo besimin, jo kulturen. Ne epoka te ndryshme historike te gjithe kemi marre nga njeri tjetri qe nga Konfuci (Kong-fu-tieni) i Kines, qe nga Talesi i Miletit deri me sot tek Krugman apo Aron e Habermas.’

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit