David Shoebridge
Senatori australian David Shoebridge nga partia e Gjelbërve ka kritikuar ashpër përfshirjen e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në planin e presidentit amerikan Donald Trump për fundin e luftës në Gaza.
Trump ka propozuar Blair-in si anëtar të një “bordi paqeje” për administrimin e Gazës pas luftës.
Shoebridge tha se “Tony Blair duhet të jetë në gjyq për nisjen e luftës së paligjshme në Irak, e jo të ketë rol në Lindjen e Mesme”.
Edhe raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e banimit, Balakrishnan Rajagopal, e quajti “të papranueshme” idenë e një autoriteti tranzitor të udhëhequr nga Blair, të cilin e cilësoi “kriminel lufte”.
Ndërkohë, ish-kreu i Laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, tha se Blair “nuk duhet të jetë askund afër Lindjes së Mesme”, duke e fajësuar për vendimin katastrofik për pushtimin e Irakut. /mesazhi
