YouTube ra dakord të paguajë 24.5 milionë dollarë për të zgjidhur padinë e ngritur nga presidenti amerikan Trump lidhur me pezullimin e llogarisë së tij në platformë pas trazirave në Kongres në janar 2021
Kompania amerikane YouTube ka rënë dakord të paguajë 24.5 milionë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump lidhur me pezullimin e llogarisë së tij në platformë pas trazirave në Kongres në janar 2021, raportoi Wall Street Journal (WSJ), transmeton Anadolu.
Ndërsa 2.5 milionë dollarët e mbetur do t’u shpërndahen paditësve të tjerë, përfshirë autoren Naomi Wolf dhe Unionin Konservator Amerikan (ACU).
– Paditë e Trumpit me gjigantët e medias dhe teknologjisë
ABC News njoftoi në dhjetor 2024 se do të paguante 15 milionë dollarë dëmshpërblim në padinë e saj për shpifje kundër Trumpit.
Trump ngriti padi prej 20 miliardë dollarësh kundër CBS News në dhjetor 2024, duke pretenduar se kishte modifikuar në mënyrë mashtruese intervistën e tij me rivalen demokrate Kamala Harris në “60 Minutes”. Paramount Global, kompania e lidhur me CBS News, pranoi të paguante 16 milionë dollarë në këtë çështje në korrik.
Më tej u raportua se ishte arritur një dakordim në padinë e ngritur më parë këtë vit, me kompaninë Meta që pranoi të paguante rreth 25 milionë dollarë pasi llogaria e Trumpit në Facebook u mbyll pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kongres.
