Takimi në Nju Jork: jo thjesht politikë, por vëllazëri gjenocidale kundër muslimaëve

Më të lexuarat

Vuçiç dhe Netanyahu, dy anë të së njëjtës medalje me theks kriminal

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një takim në Nju Jork, ku të dy do të marrin pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç u njoftua nga zyra e kryeministrit izraelit, Netanyahu e falënderoi Vuçiçin për “mbështetjen e palëkundur” për këtë vend.

Theks i veçantë u vu te pengjet e mbajtura në Gaza, njëri prej të cilëve është Alon Ohel, i cili përveç pasaportës së tij izraelite ka edhe një pasaportë serbe.

“Netanyahu gjithashtu ndau me Vuçiçin një bisedë me prindërit e Ohel pasi Hamasi publikoi videon e tij nga Gaza”, u njoftua.

U tha gjithashtu se të dy udhëheqësit diskutuan thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë midis Serbisë dhe Izraelit.

Dhe kjo nuk është thjesht politikë; ajo që e bashkon këtë dyshe është e përbashkëta gjenocidale, armiqësia etnike e fetare bashkë ndaj muslimanëve, programi kriminal për shfarosjen e këtyre të fundit mbështetur mbi mite të rreme historike e biblike bashkë.

Dhe siç është provuar, Serbia ka furnizuar rregullisht me armë Izraelin gjatë gjenocidit në Gaza, i cili vijon ende nga shteti sionist. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit