Paralajmërim i fortë për Jeruzalemin dhe politikën izraelite
Mbret i Jordanisë lëshoi një deklaratë të ashpër lidhur me zhvillimet në territoret palestineze dhe qëndrimin e qeverisë izraelite. Ai kritikoi pasivitetin ndërkombëtar dhe paralajmëroi se politika aktuale e Izraelit po e çon rajonin drejt një krize më të thellë.
“Mjaft me dënime pa veprime konkrete”
Në fjalimin e tij, ai shprehu indinjatën për reagimin e vakët të komunitetit ndërkombëtar:
“Deri kur do të mjaftohemi me dënime të njëpasnjëshme pa asnjë veprim konkret?!”
Mbrojtja e vendeve të shenjta në Jeruzalem
Monarku paralajmëroi se vendet e shenjta në Jeruzalem janë përballur me shkatërrim dhe përdhosje, duke theksuar se Jordania do të qëndrojë në mbrojtje të status quo-së:
“Ne do të përballemi me çdo akt që sfidon gjendjen aktuale në Jeruzalem.”
Refuzim i thirrjeve për “Izraelin e Madh”
Ai dënoi ashpër retorikën provokuese të qeverisë izraelite për të ashtuquajturin projekt “Izraeli i Madh”, duke e cilësuar si një vizion të papranueshëm që minon stabilitetin rajonal.
“Izraeli po varros paqen”
Në fund, mbreti theksoi se veprimet e qeverisë izraelite po shkatërrojnë themelet e paqes dhe po varrosin idenë e krijimit të një shteti palestinez të pavarur, duke e konsideruar këtë si kërcënimin më të madh për zgjidhjen me dy shtete.
