Mamdani në një xhami të Nju Jorkut: “SHBA-të financojnë Izraelin, koha për ndryshim!

Më të lexuarat

Muslimani që synon të marrë drejtimin e metropolit amerikan e botëror

Zohran Mamdani, kandidat socialist-demokrat për kryetar bashkie të Nju Jorkut, ishte mysafir në një xhami në Nju Jork.

Aty, si një musliman, Mamdani foli rreth pozicionit të myslimanëve në Nju Jork.

“Është privilegji im të jem këtu. Unë jam myslimani i parë që synoj të jem kryetar bashkie i Nju Jorkut,” filloi fjalimin e tij Mamdani, duke përshëndetur audiencën me “Selam Alejkum”.

“Dje, një burrë ishte në gjykatë në Teksas për një sulm ndaj meje. Ai më tha se isha një mysliman që isha terrorist në këtë vend dhe se nuk isha i mirëpritur. E di që shumë prej jush kanë përjetuar të njëjtën gjë.

Ju keni takuar ata që ju thanë se nuk kishte vend për ju në këtë qytet, ata që ju bënë të mos ndiheni si njujorkezë. Askush nuk mund t’ju thotë se nuk i përkisni këtij qyteti dhe vendi. Ju jeni po aq amerikanë sa kushdo tjetër,” tha Mamdani.

“Kjo fushatë do të thotë shumë për myslimanët në Nju Jork,” tha ai, duke shtuar se ishte “krenar që qëndroj para jush, sepse unë mbështes idetë universale të sigurisë dhe barazisë.”

“Ne shohim ide dhe ideale që po shkatërrohen nga qeveria jonë që mbështet dhe financon Izraelin. Ju kërkoj të regjistroheni për të votuar në shtatë javët e mbetura deri në zgjedhje, edhe pse do të ketë nga ata që do të sulmojnë fushatën tonë,” shpjegoi ai.

“Miku im Salman nga Mali i Zi më dërgoi një mesazh duke më premtuar se gjyshi i tij do të votojë për mua. Le të jetë kjo koha për të siguruar Nju Jorkun për të gjithë,” përfundoi Mamdani. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit