Spanja kërcënon të bojkotojë Eurovision-in nëse Izraeli merr pjesë

Më të lexuarat

Spanja duhet të bojkotojë Konkursin Europian të Këngës vitin e ardhshëm nëse Izraeli merr pjesë, deklaroi ministri i kulturës, Ernest Urtasun, duke u rreshtuar krah disa vendeve europiane që kanë paralajmëruar tërheqjen nga ky event, sipas AFP.

Deklarata e tij u bë vetëm një ditë pasi gara e çiklizmit “La Vuelta” në Spanjë u ndërpre për shkak të protestave të fuqishme pro-palestineze në qendër të Madridit.

Protestuesit që kundërshtonin pjesëmarrjen e ekipit “Israel-Premier Tech” në një nga garat më prestigjioze të çiklizmit, shpëtuan kontrollit të policisë dhe pushtuan pistën në kryeqytetin spanjoll, duke detyruar organizatorët të shkurtonin fazën përmbyllëse.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit