200 mijë pleq, gra e fëmijë në karvanët e shpërnguljes së Gazës

Më të lexuarat

• Rreth 200 mijë njerëz pleq, gra, fëmijë, të sëmurë, të pafuqishëm dhe të rinj po torturohen sërish në karvanët e shpërnguljes, mbi këmbët e tyre të çara dhe mbi mjetet e tyre të rrënuara. Mbartin me vete disa enë, pak mjete shtëpiake, batanije, rroba, fëmijët dhe të sëmurët…


• Shpërngulen në një tokë të djegur, të mbuluar nga rrënojat, të etur që nuk gjejnë ujë për të pirë. Me vështirësi kryejnë lutjet e tyre vetëm me tejemum ose me ujë deti, nëse ai ndodhet afër e i arritshëm.
• Shpërngulen pa një copë bukë që t’u mbajë frymën gjallë; pothuajse të gjithë nuk gjejnë asgjë për të ngrënë ditën që vjen.
• Rrobat e tyre janë të vjetra, të grisura e të shkatërruara; ato pak që kanë mbetur ruhen për gratë, të cilat shohin ferrin me sytë e tyre dhe me sytë e fëmijëve të humbur.
• Nuk ka kampe strehimi, as çadra që t’i presin këto turma të pafundme të të shpërngulurve. Nuk ka tualete, as të mbuluara e as të hapura; edhe nevoja më e thjeshtë fizike është shndërruar në një mundim të rëndë, që kërkon llogari të gjata.
• Sot nevoja është e jashtëzakonshme për çadra, batanije e shtroja, për tualete të lëvizshme, për pako të ndihmës së shpejtë mjekësore, për ushqime të konservuara e hurma, për veshje të çdo lloji…

Prandaj, shkoni tek çdo shoqatë që punon me përkushtim në ndihmën e njerëzve të Gazës, dhe kërkoni të mësoni për ato më të besueshmet e më të provuarat përmes pyetjes dhe verifikimit. Ose dërgoni ndihma përmes atyre që u besoni nga familja e miqtë tuaj, nëse ndodheni në vende ende të sprovuar nga tradhtia, pafuqia apo edhe nga komploti.
Dhe përpiquni që kjo përkujdesje të jetë e vazhdueshme, sepse tragjedia është me të vërtetë e jashtëzakonshme!

Dr. Usama al-Ashqar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit