Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur se administrata e presidentit Donald Trump ka shkelur ligjin kur anuloi grante kërkimore me vlerë mbi 2.2 miliardë dollarë për Universitetin Harvard.
Gjykatësja Allison Burroughs tha se administrata përdori akuzat për antisemitizëm si një “mbulim” për një sulm të motivuar ideologjikisht ndaj universiteteve kryesore amerikane.
Trump ka synuar disa universitete, përfshirë Columbian, për rolin e tyre në protestat kundër luftës në Gaza dhe në mbështetje të diversitetit. Administrata e tij pretendonte se protestat krijonin një ambient të pasigurt për studentët hebrenj, gjë që aktivistët e kanë hedhur poshtë. /mesazhi
