Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se reagimi i Evropës ndaj luftës së Izraelit në Gaza ka qenë një “dështim” dhe se kjo rrezikon të dëmtojë besueshmërinë ndërkombëtare të BE-së.
Ai theksoi se vendet e BE-së janë të ndara për mënyrën se si të ushtrojnë presion ndaj Izraelit dhe se kjo është e papranueshme. Sipas tij, situata në Gaza përbën një nga episodet më të errëta të marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin XXI.
Sanchez ka qenë ndër liderët më kritikë në Evropë ndaj veprimeve të Izraelit dhe ishte i pari që e quajti atë që po ndodh në Gaza “gjenocid”. /mesazhi
