4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Malajzia shpallet ekonomia më e përparuar Islame

Më të lexuarat

Kryeministri malajzian, Datuk Seri Nexhib Tun Razak deklaroi se është i kënaqur që Malajzia është shpallur ekonomia më e përparuar islame në botë nga Tomson Rojters (Thomson Reuters), një nga agjencitë prestigjioze për biznesin. “Qeveria dhe institucionet bankare kanë ndërtuar themele të forta për financat islame dhe rritjen e tyre në bazë të mësimeve të Islamit,”- ka deklaruar ai në profilin e tij në FCB.

Në mesjavë shefi i sektorit të financave islame në Tomson Rojters, Mustafa Adil raportohet se ka thënë, se financat islame të Malajzisë janë gjithashtu shumë përpara vendeve të Këshillit Bashkëpunues të Shteteve Arabe të Gjirit.

Duke folur në Forumin Botëror Islam të Ekonomisë Mustafa tha se Malajzia u vlerësua me pikët më të larta në të gjithë treguesit që përdoren për të matur zhvillimin, duke përfshirë këtu nivelet e zhvillimit të një vendi nëpërmjet 6 treguesve, të cilët janë niveli i qeverisjes, transparencës, arsimit, financave, përgjegjësisë sociale të korporatave dhe ndërgjegjësimit të përgjithshëm.
/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit